• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rryshfeti 3 mln lekë, Apeli pushon hetimin e ish –prokurorit të Fierit

16:50 : 28/12/2016
në AKTUALITET

Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj ish¬prokurorit të Fierti, Petrit Vukaj. Ndaj tij rëndonte akuza e korrupsonit pasiv, por gjykata ka vendosur të pushojë çështjen për shkak se nuk provohet dot fajësia.

Në fund të muajit tetor, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vjet burg ish¬prokurorin e Fierit. Megjithatë, Vukaj me këtë vendim do të kryente 1 vjet 8 muaj shërbim prove, për shkak të problemeve shëndëtësore si edhe e ka të ndaluar për 5 vjet që të zgjidhet në poste publike. Vukaj u arrestua një vit më parë, pasi kishte marrë 3 mln lekë të vjetra për të liruar një të paraburgosur që kishte shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një qytetari. Gjykata ka dënuar edhe me nga 1 vit burg Elton Xhemalin, Arjan Xhemalin dhe Gazmir Nelollarin që tentuan të korruptonin prokurorin.

DOSJA
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasi Petrit Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31.03.2015 në aksin rrugor Levan¬Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

Në bazë të veprimeve hetimore është konstatuar se shtetasi Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synon që të shmangë dënimin me burgim për veprën që i atribuohet. Për të arritur qëllimin e tyre, shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kontaktojnë me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili, në bazë të veprimeve të tij proceduriale, dukshëm ka marrë përsipër zbutjen e pozitës proceduriale të të paraburgosurit Elton Xhemali, në këmbim të parave, e cila, sipas të personave të përfshirë është 300 mijë lekë të reja. Pas ndërhyrjes së dyshuar korruptive, prokurori Vukaj, në seancën e datës 07.10.2015 në gjykatën e Fierit, kërkon “dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove”. Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e gjykatës, e cila vendos “dënimin me 18 muaj burgim”, por duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për pezullimin e dënimit. Ky vendim i gjykatës rezulton se nuk ka kënaqur aspak të pandehurin Elton Xhemali, të cilit, i vëllai Arjan Xhemali dhe polici Gazmir Nelollari, i kishin dhënë garanci se kishin ndërhyrë të prokurori dhe ai do të dilte nga paraburgimi.

I pandehuri Elton i kërkon dy personave të tjerë që t’i marrin paratë që i kanë dhënë prokurorit Petrit Vukaj, pasi ai (prokurori) nuk e kishte mbajtur premtimin e tij. Shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kanë tentuar të qetësojnë të pandehurin Elton Xhemali, duke i bërë të ditur Elton Xhemalit se prokurori e ka bërë punën e tij, pasi ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij. Në vijim të hetimit, nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, fillimisht është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Elton Xhemali, Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit….”, vendime të cilat janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit në datë 07.11.2015. Ndërkohë, po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, në datë 26.11.2015, gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin Petrit Vukaj, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit, prokurorit….”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025
AKTUALITET

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025
Para

Adoleshenti tenton të përdhunojë 14 -vjeçarin në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com