• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndodh në Tiranë/ Policët kapin çiftin në makinë duke…

08:41 : 17/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një situatë e pazakontë është regjistruar pak muaj më parë në Tiranë, histori e cila ka përfunduar në gjykatë. Një 31-vjeçar dhe një 21-vjeçare janë kapur “mat” nga dy efektivë të Policisë së Tiranës, teksa kryenin shërbimin në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Ndaj dy të rinjve është marrë masa e shoqërimit në komisariat, ndërsa u akuzuan për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike”, parashikuar nga neni 107 i Kodit Penal. Në dosje, thuhet se më datë 12.02.2021, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dy punonjësit e Policisë kanë parë një automjet të ndaluar. Punonjësit e policisë kanë raportuar se atyre iu tërhoqi vëmendjen fakti se, dy persona brenda automjetit po kryenin marrëdhënie seksuale. Ata i kanë intervistuar dhe më pas i kanë shoqëruar në Komisariat.

“Punonjësit e policisë kanë hartuar raport shërbimin e datës 12.02.2021. Në vijim të hetimit janë pyetur procedurialisht si deklarues të dy punonjësit e policisë dhe ata konfirmuan përmbajtjen e raport të shërbimit. Ata detajuan faktin se, dy shtetasit po bënin seks oral dhe pamja qe e mundur të shihej nga publiku nga jashtë nëpërmjet xhamit të parmë të mjetit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Nga shqyrtimi i kësaj çështje, Gjykata e Tiranës shprehet në vendim se kjo vepër penale është konsumuar nga dy të pandehurit, me veprime aktive të kundërligjshme që konsistojnë në kryerjen e akteve me natyrë seksuale në vende publike. Nga ana subjektive, vepra penale është kryer nga të pandehurit me dashje direkte, pasi ata kanë parashikuar kundërligjshmërinë e veprimeve të tyre dhe pasojat e veprës dhe kanë dëshiruar ardhjen e tyre.

Teksa janë pyetur nga ana e Gjykatës në procesin gjyqësor, dy të rinjtë janë shprehur se janë të përgjegjshëm para ligjit penal dhe janë penduar për veprimin e kryer në publik.

Fajësia e të pandehurve në kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, si dhe është pohuar nga vetë të pandehurit gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tyre.

Lexo edhe:

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

“Gjykata bazuar në nenet 47, 48, 49 të K. Penal, merr parasysh, rrezikshmërinë e veprës penale të kryer nga të pandehurit dhe të pasojës së saj; shkallën dhe formën e fajit në kryerjen e veprës penale (dashje direkte) si dhe faktin që kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit si dhe pasojat që kjo vepër sjell; rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurve të cilët rezultojnë të jetë të padënuar më parë, vijojnë studimet e larta, faktin se të pandehurit pranuan fajësinë dhe gjatë gjykimit treguan pendim të thellë”, theksohet më tej në vendim.

Ndërkohë, në përfundim të gjykimit të kësaj çështje, Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e autorit të veprës penale përfshihet në kategorinë e alternativave të dënimit me burgim dhe synon të zgjerojë mundësitë e edukimit dhe rehabilitimit në shoqëri të personit që ka kryer veprën penale në forma të ndryshme nga ajo e kufizimit të lirisë së tij personale. Në rastin konkret, Gjykata ka çmuar se riedukimi i të pandehurve mund të realizohet pa qenë e nevojshme që ato të izolohen nga shoqëria. Dy të rinjtë, kanë dënuar me Shërbim Prove.

/MCN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025
BOTA

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

21:22 : 15/08/2025
SPORT

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

21:14 : 15/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në Korçë, banorët: Autori ka qenë në Greqi! Një muaj ka që doli nga burgu

21:03 : 15/08/2025
SPORT

Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë

20:58 : 15/08/2025
BOTA

Pista e pritjes në Alaska/ Tapeti i kuq dhe F-22 Raptor për samitin Trump-Putin (Video)

20:37 : 15/08/2025
Para

VIDEO/ Talebanët ‘zbulojnë’ palestrat dhe parkun e lojërave

TË GJITHA

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

21:22 : 15/08/2025

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

21:14 : 15/08/2025

Plagosja në Korçë, banorët: Autori ka qenë në Greqi! Një muaj ka që doli nga burgu

21:03 : 15/08/2025

Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë

20:58 : 15/08/2025

Pista e pritjes në Alaska/ Tapeti i kuq dhe F-22 Raptor për samitin Trump-Putin (Video)

20:37 : 15/08/2025

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

20:25 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com