Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në aeroportin e Rinasit. Janë krijuar radhë të gjata nga pasagjerët për të kryer me detyrim tamponin e covid-19, kjo për arsyen sepse Rapid Test i kryer në qendrat shëndetësore shtetërore nuk njihet nga policia.
Pasagjerët janë detyruar të kryejnë tamponin në qendrën private Alnet të Spitalit Amerikan, me administrator Klodian Allajbeun në mënyrë që testi t’i njihet. Qendra ndodhet 10 minuta larg aeroportit dhe pasagjerët të cilët do të ndërmarrin një fluturim janë detyruar të kryejnë testin me pagesë në mënyrë që vendet pritëse t’i pranojnë dhe policia t’i lërë të kalojnë. Për këtë qëllim është vendosur edhe një furgon i klinikës që pret jashtë aeroportit, raporton Nova Media.