Mozzik dhe Loredana janë një prej çifteve më të përfolur të showbizzit shqiptar por jo vetëm, pasi dinë të tërheqin vëmendjen e mediave dhe njerëzve si me këngë ashtu edhe me jetën e tyre private.
Çifti ishte ndarë për disa muaj me radhë, por vendosën të ribashkoheshin dhe këtë e bënë për hir të vajzës së tyre Hana, por gjatë ditëve të fundit fansat kanë vënë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale e sikur të mos mjaftonte kjo kanë nisur edhe thumbat mes tyre në insta story, e kjo na lë të kuptojmë se ata janë ndarë.
“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!,- shkruan Mozzik.



Menjëherë pas Mozzik ka reaguar edhe Loredana e cila me anë të këngës “Let you down” ka dashur të japë mesazhin se ajo është e zhgënjyer dhe është larguar.
“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer.”














