• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“Avokati Popullit: Një garë kërkon më shumë hapësirë për konkurim!”

18:21 : 27/12/2016
në OP-ED

(Letër e hapur për Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë)

Nga kandidati Avokat Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI
Institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion Kushtetues i cili është i ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të mbrojtur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Ai është nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Ky institucion udhëhiqet midis të tjerash nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavarësisë. Së fundmi ndryshimet Kushtetuese i kanë dhënë Avokatit të Popullit të drejtën të vëri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese si një subjekt me të drejtë të përgjithshme. Ky institucion ka edhe një seri kompetencash dhe instrumentesh ligjore që e bëjnë atë të renditet midis institucioneve më të rëndësishme në vend.

Aktualisht, Avokatit të Popullit i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi ka filluar prej disa muaj procesin e zgjedhjes së Avokatit të Ri. Nisur nga rëndësia e këtij institucioni, si dhe në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në RSH, Kuvendi është i ngarkuar me përgjegjësinë për të siguruar një garë të drejtë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe bazuar mbi meritat e secilit prej kandidatëve.

Gjithsesi, ky proces nuk është zhvilluar në transparencë të plotë sikur e kërkon rasti dhe ligji. Kjo për arsye se njoftimi për hapjen e postit vakant sikurse përcakton ligji, është bërë vetëm në faqen e Kuvendit të Shqipërisë (faqe që lexohet shumë pak në tërësi) dhe në asnjë mjet tjetër të informimit publik. Sigurisht, unë besoj që kjo gjë ka ardhur për shkak të një neglizhence apo pakujdesie mbi nevojën e shpërndarjes së këtij njoftimi, kjo pasi çdo logjikë e kundërt s’do të kishte kuptim, kur praktika normale kërkon që edhe për një vend pune të zakonshëm të bëhet njoftim nëpërmjet shtypit të shkuar dhe medias radiotelevizive etj.

Në këto kushte, mendoj dhe kërkoj nga ana e Kuvendi që të rihapë garën, kjo pasi edhe bazuar në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, nuk ka ndonjë afat përsa i përket pranimit të kandidaturave. I vetmi afat që përcakton ligji, është që zgjedhja e Avokatit të Ri bëhet brenda një muaj pasi i ka mbaruar mandati Avokatit ekzistues. Në rastin tonë mandati i ka mbaruar më datë 22 dhjetor 2016, çfarë do të thotë që Kuvendi nëpërmjet Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë mund të pranojë ende kandidatura të tjera, përsa kohë nuk ka filluar as dëgjesat publike me kandidatët që kanë paraqitur kërkesat brenda afatit që ka përcaktuar ky komision në njoftimin përkatës. Çdo qëndrim i kundërt jo vetëm që do të ishte shkelje e të drejtë së çdo shtetasi që plotëson kriteret për të kandiduar, por do të ishte edhe një cenim i një gare të ndershme, transparente dhe të drejtë. Gjithashtu, një gare e tillë bie ndesh me garancitë kushtetuese dhe do të prodhonte një rezultat i cili në thelb do të cenonte edhe integritetin dhe figurën e Institucionit të Avokatit të Popullit që do të zgjidhej nga një garë si kjo.

Kësaj situate i ka prirë edhe shoqëria civile e cila me të drejta ka ngritur shqetësimin që fillimi i procesit nuk është njoftuar siç duhet për publikun dhe ka kërkuar formalisht rihapjen e tij.

Lexo edhe:

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

Sigurisht, nga këndvështrimi im personal edhe si një kandidat i cili ka parashtruar kërkesën para këtij Komisioni, në kushtet e mospasjes dijeni objektivisht për njoftimin e mëparshëm gjykoj, se rihapja e garës jo vetëm që do të ishte gjëja më e mirë për të siguruar një garë të hapur, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, por do t’i jepte mundësinë Komisionit dhe Kuvendit të Shqipërisë për të treguar edhe me vepra që vendi ynë është i vendosur për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian dhe për të jetësuar reforma madhore si ajo e sistemit të drejtësisë.

Jam i bindur që maturinë dhe përgjegjshmërinë që tregoi Kuvendi duke miratuar me votim unanim reformën në drejtësi, do ta vazhdojë ta tregojë edhe në procese të tjera vendimtare për axhendën tonë të integrimit evropian, sikurse është edhe zgjedhja e institucionit kushtetues të Avokatit të Popullit.
Shqiptarët meritojnë një Avokat Populli, mbi palët, profesional, me integritet dhe sikurse e përcakton ligji me një aktivitet dhe njohuri të shquar në fushën e të Drejtave të Njeriut dhe ligjit.

Të nderuar zotërinj Deputetë, rihapeni garën dhe le të fitojë më i miri!

Lajme të lidhura

SPORT

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025
AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
SHOW BIZ

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025
AKTUALITET

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
Para

Shqiptari qëllohet me çifte nga miku i tij, kishin dal për gjueti

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
Screenshot

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com