• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mbledhja e borxheve përmes shantazhit”, Përmbaruesit: Stop përndjekjeve, do përballeni me ligjin

17:17 : 13/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar përmes një deklarate zyrtare në lidhje me fenomenin e mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit.

Në komunikatë theksohet se kohët e fundit është përhapur shumë fenomeni i marrjes në telefonë të qytetarëve që u kërkojnë shlyerje kredish të vjetra bankare, detyrime të kompanive telefonike, apo të institucioneve të mikrokredisë.

Me anën e kësaj komunikate dhome e përmbaruesve kërkon marrjen e masave nga ana e autoriteteve pasi qytetarët po shantazhohen gjithashtu përmes shkresave të rreme dhe telefonatave bërë ata, viktima të borxheve dhe detyrimeve të paqena.

“U bëjmë thirrje, kompanive “borxhmbledhëse” që të ndalojnë menjëherë mashtrimin e qytetarëve me shkresa, praktika dhe telefonata që imitojnë dhe përvetësojnë titullin e përmbaruesit gjyqësor. Të ndalojnë sot, pasi nesër do të jetë qytetari bashkë me përmbaruesin, të cilët do të gjejnë zyrat pa adresa të këtyre kompanive, nga ku do të denoncojnë ligjërisht dhe publikisht, të gjithë ata që do të guxojnë të vazhdojnë këtë veprimtari që vjedh dhe mashtron publikun.

Çdo qytetar që është vënë apo vihet në kontakt telefonik apo shkresor sipas të dhënave të përshkruara në këtë komunikatë, të njoftojë menjëherë në adresën [email protected], pa u kufizuar në denoncimin pranë Policisë së Shtetit ose Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor ku banon”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe:

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

Deklarata e plotë

STOP MBLEDHJES SË BORXHEVE NËPËRMJET MASHTRIMIT DHE SHANTAZHIT

Përmes kësaj komunikate, kërkojmë të tërheqim vëmendjen e publikut, mediave dhe të gjitha organeve ligjzbatuese në vend, mbi një fenomen shumë të rëndë që është përhapur dhe po rritet me shpejtësi në shoqërinë shqiptare: “Mbledhja e borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit”.

Qytetarë në masë kanë marrë telefonata që u kërkojnë shlyerje kredish të vjetra bankare, detyrime të kompanive telefonike, apo të institucioneve të mikrokredisë. Telefonata u është shfaqur në numrin personal; në celularët e familjarëve, pa dallim – të moshuar apo të mitur, në qendrën e punës, në rrethin shoqëror dhe farefisnor, telefonata i ka përndjekur në whatsapp deri dhe jashtë shtetit.

Me qindra qytetarë kanë marrë shkresa, ku në emër të ligjit shantazhohen me njoftime apo lajmërime me karakter mashtrues si është titulli “Njoftim për bllokimin në gjykatë të pagës së palës debitore”. Tipologjia e shprehjeve me karakter ekzekutues përmbarimor përdoret gjerë në këto shkresa, ku në pjesën dërrmuese nuk shënohet fare emri dhe mbiemri i dërguesit, nënshkrimi dhe adresa e tij. Shkresat pothuajse anonime mbështeten vetëm mbi akronime të shoqërive që nuk janë zyra përmbarimi.

Telefonatat dhe shkresat që dalin nga e njëjta skemë shoqërish të lidhura me njëra-tjetrën, përdorin emrin dhe atributet e përmbaruesit për të impresionuar dhe shantazhuar qytetarët e thjeshtë dhe për t’i bërë ata, viktima të borxheve dhe detyrimeve të paqena.

Shumë qytetarë kanë rënë pre e kësaj skeme të mashtrimit publik, duke paguar borxhe ose detyrime financiare që nuk u përkasin, apo që nuk i korrespondojnë detyrimit real.

Mijëra familje në nevojë kanë menduar se prapa këtyre shkresave dhe telefonatave qëndron shteti, me një përmbarues që do vijë t’u sekuestrojë pagën, shtëpinë, makinën, apo biznesin.

Fenomeni i bërjes së “përmbarimit” me telefon ose me shkresa që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor gjyqësor – është intensifikuar në përmasa të tilla që, tashmë ka dalë jashtë kontrollit shtetëror.

Përhapja masive e këtij fenomeni nuk po lëviz nga vendi, prej kohësh, asnjë prej institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie, përfshirë ato ligjzbatuese.

Ndaj, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse shtetërore të reagojnë menjëherë, sot dhe të marrin masa për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga këto skema të mirëfillta mashtrimi, që mund të krijojnë pasoja të rënda sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një kategori të gjerë vulnerabël qytetarësh, të cilët janë futur në marrëdhënie detyrimi për shuma minimale mbijetese e mbulimi të halleve të përditshme.

U bëjmë thirrje qytetarëve dhe publikut të gjerë, të mos bien pre e telefonatave, komunikimeve apo njoftimeve mashtruese shkresore, pa adresa, pa emra apo identitete, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ligjore, por t`i denoncojnë menjëherë ato, në organet policore, Prokurorinë e Shtetit ose pranë Dhomës së Përmbaruesve, që angazhohet t`i ndihmojë për t’i orientuar ligjërisht ato.

Publiku dhe qytetarët duhet të dinë se, mbledhja e detyrimeve dhe ekzekutimi i tyre në Shqipëri bëhet vetëm nga përmbaruesit sipas ligjeve në fuqi dhe ata kanë emër, mbiemër, adresa dhe vula zyrtare.

Ata nuk fshihen, as pas telefonatave, as pas shkresave anonime. Madje, përmbaruesit privatë mund t’i njihni edhe nga fotot që janë të publikuara për transparencë në Regjistrin e Përmbaruesve Gjyqësorë të Dhomës, në faqen zyrtare të saj.

U bëjmë thirrje, kompanive “borxhmbledhëse” që të ndalojnë menjëherë mashtrimin e qytetarëve me shkresa, praktika dhe telefonata që imitojnë dhe përvetësojnë titullin e përmbaruesit gjyqësor. Të ndalojnë sot, pasi nesër do të jetë qytetari bashkë me përmbaruesin, të cilët do të gjejnë zyrat pa adresa të këtyre kompanive, nga ku do të denoncojnë ligjërisht dhe publikisht, të gjithë ata që do të guxojnë të vazhdojnë këtë veprimtari që vjedh dhe mashtron publikun.

Çdo qytetar që është vënë apo vihet në kontakt telefonik apo shkresor sipas të dhënave të përshkruara në këtë komunikatë, të njoftojë menjëherë në adresën [email protected], pa u kufizuar në denoncimin pranë Policisë së Shtetit ose Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor ku banon.

KËSHILLI DREJTUES

I DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

12:16 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

12:02 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)
EKONOMI

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025
AKTUALITET

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

11:44 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025
Para

Covid-19 në Shqipëri, 1 humbje jete dhe 379 raste të reja. Harta e shpërndarjes

TË GJITHA

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

12:16 : 21/08/2025

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

12:02 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

11:44 : 21/08/2025

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025

Tentuan të kalonin kufirin me drogë, arrestohen dy të rinj në Morinë

11:01 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com