• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sonja Biserko: Vuçiç përdor Ramën kundër Kosovës, “Open Ballkan” nuk mbështetet nga BE-SHBA

16:52 : 13/08/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

‘Open Ballkan nuk njihet as nga procesi i Berlinit as nga SHBA dhe nga ky projekt fiton ekonomikisht vetëm Serbia, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan ti bëjnë presion Bashkimit Evropian për negociatat’. Ky qëndrim u mbajt nga Sonja Biserko, kryetare e Komisionit të Helsinkit në Serbi në një intervistë ekskluzive për gazetarin Bledian Koka në SYRI TV. Biserko pohoi se ishte Berlini që ndali planin e treshes Rama-Vuçiç-Thaçi për ndarjen e Kosovës.

Inciativa e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama për Ballkanin e hapur nuk njihet nga Procesi I Berlinit as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për gazetarin Bledian Koka në SYRI TV, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi.

Ballkani i Hapur ose Trojka Ballkanike sipas Biserkos i leverdis ekonomikisht vetëm Serbisë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përmes tij tentojnë t’i bëjnë presion Bashkimit Evropian për negociatat.

‘Unë mendoj se iniciativa e Presidentit Vuçiç nuk njihet nga Procesi i Berlinit dhe SHBA, sepse ata e përmendin bashkëpunimin rajonal dhe ata nuk e kanë cituar ‘Ballkanin e Hapur’. Prandaj kjo ide e fundit, nuk është aspak e konsultuar me Berlinin apo BE dhe nuk ka aspak përmbajtjen në këtë iniciativë deri tani. Nga ana tjetër, kjo nismë favorizon sidomos Serbinë që është edhe vendi më i madh në rajon dhe mendoj se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar kësaj iniciative në tentativë për të ushtruar presion ndaj BE-së që ajo t’iu japë statusin kandidat si Maqedonisë së Veriut ashtu edhe Shqipërisë që presin prej shumë kohësh për të bërë këtë hap të rradhës drejt BE-së. Prandaj mendoj se kjo nuk do të jetë një iniciativë jetëgjatë, sepse është thjeshtë vetëm një nga presionet që po ushtrohet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duke qëndruar krah Serbisë’.

Lexo edhe:

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë u shpreh se kjo nismë ka bekimin e Berlinit, por Sonja Biserko jep edhe argumentet që rrëzojnë pretendimin e Ramës.

‘Unë nuk e kam parë këtë deklaratë, por sigurisht që të dy ideatorët e kësaj nisme do të kërkojnë mbështetje nga vendet perëndimore, sidomos nga Gjermani dhe SHBA. Por siç e thashë dhe më parë, këtë ma kanë thënë edhe disa bashkëpunëtorë të mi në Berlin, kjo iniciativë nuk është e mbështetur prej Berlinit. Gjermania e ka refuzuar këtë projekt, sepse Procesi i Berlinit e parashikon pikërisht bashkëpunimin rajonal në fushën ekonomike në disa aspekte të tjera, dhe kjo është diçka që vijon prej disa vitesh tashmë. Kjo është e kuptueshme pasi Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm. Për këtë arsye mund ta themi që nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka për ta patur as mbështetjen e Berlinit e as të BE-së’

Qëndrimin e Albin Kurtit në raport me Ballkanin e hapur ajo e konsideron korrekt, ndërsa thekson së Rama po përdoret nga Vuçiç për të dëmtuar Kosovën.

‘Mendoj se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti është ai i duhuri, sepse ai ka të gjithë arsyet që të denoncojë qëndrimet e Beogradit kundrejt Kosovës. Beogradi ka kërkuar gjithmonë një aleancë vetëm me Shqipërinë sa i takon çështjes së Kosovës dhe ata pothuajse ia dolën gati 3 vite më parë. Por ata asnjëherë nuk i kanë marrë seriozisht në konsideratë partnerët në Prishtinë çka tregon qartë një lloj arrogance dhe për këtë arsye Kosova ka shumë të drejtë të jetë kritike për mënyrën e sjelljes së Beogradit, sidomos më mënyrën sesi përdoret Tirana dhe Shqipëria në këtë kontekst nga Beogradi.

Biserko i rikthehet edhe çështjes së ndarjes së kufijve, ku konfirmon se Berlini ndaloi projektin e ideuar nga Vuçiç Rama dhe Thaçi.

‘Siç e dimë gjatë viteve 2015, 2016 ekzistonte një plan sekret për ndarjen e Kosovës e cila kishte dhe një mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe fatkeqësisht, ajo për pak sa nuk ia arriti qëllimit dhe ishte Gjermania që e ndaloi këtë ndarje. Në atë kohë duhet thënë që edhe Presidenti i SHBA-së nuk ishte shumë i interesuar për Ballkanin dhe ai e lejoi atë skenar që zhvillohej prapa kurrizit të BE-së. Mendoj se tashmë me administratën Biden, projekti i ndarjes së Kosovës është hequr nga tryeza dhe kjo është shumë e rëndësishme për tu patur parasysh’.

Biserko e ka dhe një përgjigje për propozimin e politikanit serb, zotit Dragan Markoviç Palma, mik I ish kriminelit të luftës Arkan, që Rama dhe Vuçiç të propozohen për çmimin Nobel.

Është qesharake. Kushdo mund të propozojë iniciativa të kësaj natyre, por unë nuk mendoj se ata meritojnë çmimin Nobel. Sidomos Presidenti i Serbisë i cili është qartazi duke e mbajtur rajonin nën një lloj presioni. Serbia ka qenë një faktor destabiliteti në rajon për shumë gjatë, dhe unë mendoj që Serbisë i duhet të zgjedhë se kujt ajo i përket dhe kështu do të ishte më e lehtë për Serbinë që të bënte progres drejt anëtarësimit në BE. Për aq kohë se kjo dilemë nuk është zgjidhur, Serbia do të vijojë të mbetet një faktor destabiliteti në rajon.

Biserko nuk mund ti shpëtonte pyetjes së gazetarit Koka për praninë e këngëtarit Serb Goran Brekoviç në festivalin e birrës në Korçë dhe pyetur nëse ai duhet të këndojë këngën kallashnikov ajo përgjigjët kështu.

‘Unë nuk mendoj se duhet. Ideja është sesi perceptohet këngat e tij. Nëse ‘Kallashnikov’ perceptohet si diçka që ishte në favor të luftës serbe në rajon, ajo duhet të ndalohet. Nëse kështu njerëzit e përceptojnë këtë këngë. Hmmm…nuk e dii, Shiko unë e di sesi këta emra të njohur nga Sarajeva kanë mbajtur krahë, disa prej tyre duke mbrojtur Jugosllavinë e duke menduar se ishin në anën e duhur, por gjithsesi ata duhet kishin marrë parasysh edhe pasojat e këtyre qëndrimeve të tyre të gabuara. Sepse ne jemi të gjithë përgjegjës për atë që kemi bërë gjatë dekadave të fundit. Prandaj të gjithë këta figura publike si këngëtarët apo performuesit duhet të jenë përgjegjës për kontributin e tyre në krijimin e atmosferës’.

Lajme të lidhura

RAJONI

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

12:54 : 17/09/2025
RAJONI

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

12:52 : 17/09/2025
AKTUALITET

Trafik d*oge dhe pastrim parash, sekuestrohen pasuritë familjarëve të Fatjon Dautajt

12:29 : 17/09/2025
AKTUALITET

PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

12:24 : 17/09/2025
BOTA

Kancelari gjerman: Putin po teston limitet, kërkon objektivin e radhës

12:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Skemat piramidale/ Nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët. S’e dinim që ishte e paligjshme

12:12 : 17/09/2025
Para

Denoncimi/ Djali i Tërmet Peçit rreh punonjësin e hotelit, policia fsheh ngjarjen

TË GJITHA

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

12:54 : 17/09/2025

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

12:52 : 17/09/2025

Trafik d*oge dhe pastrim parash, sekuestrohen pasuritë familjarëve të Fatjon Dautajt

12:29 : 17/09/2025

PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

12:24 : 17/09/2025

Kancelari gjerman: Putin po teston limitet, kërkon objektivin e radhës

12:13 : 17/09/2025

Skemat piramidale/ Nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët. S’e dinim që ishte e paligjshme

12:12 : 17/09/2025

Aksident te “21 dhjetori” në Tiranë, automjeti përmbyset në rrugë

11:56 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com