• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 500 mijë euro, si u shpall fituese “Farma Net Albania”/ 5 modifikimet e dyshimta

10:17 : 13/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Një nga kompanitë farmaceutike të preferuara në tendera është shpallur fituese e një tenderi të majm nga Spitali Rajonal i Beratit. Një procedurë që ka zgjatur plot 8 muaj, me modifikime dokumentesh, kërkesa dhe ankesa. Madje, në lojë është futur edhe KPP, me disa pezullime dhe ç’pezullime procedure.

Por, në fund, është shpallur fituese kompania “Farma Net Albania”, e cila ka fituar në mënyrë të dyshimtë dhjetëra tendera shëndetësie, por që deri më tani duket se janë jashtë vëmendjes së organeve ligjzbatuese.

Në tenderin konkret janë bërë plot 5 modifikime, që në një garë normale nuk ka pse të ndodhin. Natyrisht, koha e ka treguar se ndryshimet bëhen për të favorizuar fituesin dhe për të futur në dosje dokumente që i përshtaten fituesit.

Faksimile: Njoftimi që shpall fituese kompaninë “Farma Net Albania”, në tenderin gjysëm milioni euro nga Spitali Berat

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Spitali Rajonal i Beratit, ka shpallur fituese kompaninë “Farma Net Albania”, në tenderin e blerjeve të pajisjeve mjekësore. Në datën 27 janar 2021, Spitali i Beratit hapi tenderin me objekt “pajisje hotelerie dhe mjekësore për Maternitetin e Beratit”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Loti 1 kishte si objekt blerjen e pajisjeve mjekësore, ndërsa fondi për këtë lot ka qenë rreth 500 mijë euro me TVSH. Në dokumente shkruhei se BOE “Farma Net Albania” dhe “FEDOS” dhanë një ofertë me vlerë 338 milionë lekë të vjetra, kurse “Biometric Albania” një vlerë 418 milionë lekë. Por, nga hulumtimi i dokumenteve rezulton se procedurë e dyshimtë nuk është oferta e kompanive, por loja e dyfishtë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Faksimile: Procedura 8 mujore e këtij tenderi, loja me zvarritjet dhe modifikimet e dokumenteve

Sipas dokumenteve, për këtë procedurë ka pasur ankesë nga kompania “BIOMETRIC ALBANIA”. Ka pasur dyshime të mëdha që fituesi nuk i përmbushte kërkesat e këtij tenderi.

Në datën 3 shkurt 2021, është vendosur pezullimi i procedurës. Më pas është shqyrtuar ankesa nga komisioni i ngritur dhe është mbajtur proces verbali. Procedurat kanë vijuar në shkurt 2021, ku është paraqitur ankesë në KPP. Dhe në këtë moment është ngarkuar SPE shtojca e modifikuar në datën 16 shkurt 2021. Në datën 19 shkurt, KPP ka vendosur pezullimin e procedurës, ndërsa në mars jepet një vendim për vijimin e procedurës dhe ngarkohet një tjetër shtojcë në dokumente.

“AK ngarkon shtojcën e modifikuar më datë 30 mars 2021 dhe ka lajmëruar kompanitë se kjo procedurë do të qendrojë pezull. KPP, në prill 2021, heq pezullumin dhe ngarkohet një tjetër shtojcë në dokumente. Bëhet një tjetër ankesë dhe një tjetër pezullim në maj 2021. Sërish KPP merr një vendim për pezullim dhe e shqyrton në themel këtë çështje. Ndërkohë, vetëm në gusht merret vendimi për të vijuar procedurën pas plot disa pezullimeve dhe 5 shtojcave.

Faksimile: Shtojcat e ndryshimeve të dokumenteve, të ngarkuara nga Spitali Rajonal i Beratit

Sipas një hulimtimit të BoldNews.al, Spitali Rajonal i Beratit ka ndryshuar 5 herë dokumentet e këtij tenderi. Fillimisht për modifikim afatesh, ndërsa e dyta ka qenë për të modifikuar pajisjet mjekësore të lotit 1. E treta ka qenë në maj 2021, me justifikimin e vendimit të KPP-së. Më pas dy shtojca të tjera për të modifikuar dokumentet. Një procedurë e tejzgjatur, e cila natyrisht ka një fitues “Farma Net Albania” dhe të humbur qytetarët e Beratit që një shërbim bazë iu zvarrit për muaj me radhë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Vaksina me detyrim? Shkolla e Magjistratëve urdhër kandidatëve: Tregoni dokumentin e vaksinimit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com