• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Raporti i keq i Ramës me politikën kosovare, më shumë personal”

14:47 : 12/08/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Iniciativa ‘Ballkani i Hapur’ është vazhdimësi e ‘mini-Shengenit’ ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Iniciativën për ‘Open Balkan’ e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në opozitë po vazhdojnë përplasjen në distancë rreth idesë për një Ballkan të hapur, apo siç njihet tashmë ‘Open Balkan’. Në një postim të gjatë në Facebook, kryeministri shqiptar Rama duke ju përgjigjur shumë komentuesve nga Kosova, të cilët e akuzuan për siç thonë ‘afërsinë e tij me Vuçiçin’, veç të tjerash shkroi edhe për refuzimin e Kosovës që të jetë pjesë e iniciativës ‘Ballkani i Hapur’, që deri disa javë më parë njihej si mini-Shengeni Ballkanik.

Rama mbron idenë e Open Balkan

Rama shkroi se kjo retorikë nuk i shërben Kosovës dhe diplomacisë së saj. ‘Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve ‘nuk u han luli’ për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan’, tha kryeministri Rama. E për mbështetjen e perendimit për ‘Open Balkan’, Rama i referohet edhe qeverisë gjermane duke thënë hapur ‘qeveria gjermane e mbështetë këtë nismë’. Rama iu përgjigjet kritikëve, se ‘nuk jam tradhtar, por nuk heq dorë nga ‘Ballkani i Hapur’‘.

Kundërshtime nga Kosova

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e diel, 21 qershor 2026

Rrogozhinë/ 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

Bashkëpunimin rajonal e duan të gjitha palët, por procesin e Open Balkan Kosova e kundërshton. Iniciativën për ‘Open Balkan’, deri tani e përkrahin vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e refuzoi bashkimin me këtë nismë, duke e cilësuar devijim të rrugës së Kosovës drejt BE-së.

‘Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të ‘mini-Shengenit’, e tash e ‘Ballkanit të Hapur’, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit’, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Edhe kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se ‘të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën ‘Ballkani i Hapur’ (Open Balkans), pasi sipas saj, kjo nismë është e ‘dëmshme’ për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. ‘Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkan’‘, tha Mimoza Kusari-Lila pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Si mund të evitohen keqkuptimet?

Përplasjet në distancë ndërmjet politikës kosovare dhe asaj të Shqipërisë janë kthyer në debat mes analistëve politikë.

Blerim Burjani, analist politik i tha DW-së se ‘keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen nëse bashkëpunohet më ngushtë në fushën ekonomike’. ‘Ballkan Open është ide që do të duhej së pari Kosovë-Shqipëri të bisedojnë për përparësitë dhe për mangësitë e një projekti të tillë në mënyrë që të shmangeshin keqkuptimet e ndërsjellta.

Edi Rama ka avancuar ne këtë ide jashtë angazhimit të Kosovës për të trajtuar fillimisht tema të kësaj natyre që nuk janë të reja dhe të panjohura për Kosovën, që dikur ishte përmend si ‘Ballkania’. Keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen duke bashkëpunuar ngushtë dhe sinqertë në fushën ekonomike e që një kohë të gjatë ka munguar ky sinqeritet në mes dy shteteve’, thotë Blerim Burjani.

Sipas analistit Burjani, kryeministri shqiptar Edi Rama, e sheh nismën e Balkan Open si një projekt për përfitim ekonomik sesa politik. ‘Realisht kryeministrit Rama, nisma e Balkan Open i konvenon nga aspekti ekonomik dhe turistik, që në fakt më shumë duket turistik se sa ekonomik si interes i Shqipërisë. Raporti i tij jo i mirë me politikën kosovare, duket të jetë më shumë personal se sa ndër-shqiptar, pasi shqiptaret dhe interesat e tyre janë interesa më të gjera se sa interesat e tjera. Open Ballkan për momentin duket me shumë të panjohura në kuptimin politik, ashtu siç e mendon Prishtina, përderisa Tirana zyrtare e mendon puro interes ekonomik dhe avancim të lirive ekonomike’, thotë Burjani.

Kosova ka premtuar, se do t’i bashkohej, ‘mini-Shengenit’ në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshje kjo, e cila në dy dokumente të ndara u nënshkrua në prani të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë, që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që është në pushtet abstenuan. Ideja e ‘mini-Shengenit’ është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme ju ndryshua emri në ‘Open Balkan’ dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative. /DW/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e diel, 21 qershor 2026

23:21 : 20/06/2026
AKTUALITET

Rrogozhinë/ 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

23:15 : 20/06/2026
AKTUALITET

Për herë të parë thirrje për dhunë nëse Rama nuk reflekton

23:05 : 20/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Ramës: Të heqim qelbësirën

22:54 : 20/06/2026
AKTUALITET

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026
AKTUALITET

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

22:25 : 20/06/2026
Para

Mbi 1 mijë raste në ditë dhe 2 viktima, çfarë po ndodh me pandeminë në Kosovë?

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 21 qershor 2026

23:21 : 20/06/2026

Rrogozhinë/ 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

23:15 : 20/06/2026

Për herë të parë thirrje për dhunë nëse Rama nuk reflekton

23:05 : 20/06/2026

Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Ramës: Të heqim qelbësirën

22:54 : 20/06/2026

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

22:25 : 20/06/2026

Iu bashkua qytetarëve në shesh, Koçeku: Vëmendjen te protesta, jo te unë

22:10 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobettarafbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetBets10casibomjojobet girişbetkomjojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetamgbahisgrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet