• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama nuk e ka me Albinin, por me këdo që futet mes tij dhe Vuçiçit

08:14 : 12/08/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edi Rama i ka ngulur një thikë pas shpine forcës negociatore të qeverisë së Albin Kurtit, e cila është në hapat e parë të një dialogu të vështirë me Serbinë.

Duke fajësuar Kosovën, për mospërparimin e tryezës së Brukselit, Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm ka hedhur një hap që do të përbënte skandal për çdo vend normal, jo vetëm është treguar më katolik se papa, me qëndrime shumë më radikale se BE e SHBA-ja, por ai ka lënë pas edhe idenë se serbët-, që janë të përbetuar në mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës-, qenkan më të ndershëm dhe më të hapur në procesin negociator.

Duke i akuzuar dialoguesit e Përishtinës se ata e mbajnë kokën nga e shkuara e tyre e dhimbshme dhe se po e përdorin politikën e jashtme në favor të asaj të brendëshme, ai i ka dhënë një argument të mirë në duar Beogradit për të shenjuar me gisht në mbarë botën fajtorët e mosgjetjes së kompromisit.

Por sado i rënëdë dhe i dëmshëm të jetë ky qëndrim për Albin Kurtin dhe procesin pothuajse të pamundur të gjetjes në Bruksel të kompromisit me Vuçiçin, qëndrimi i Ramës nuk mund të merret vetëm si një politikë personale ndaj homologut të tij kosovar.

Lexo edhe:

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë

Një shkrim i Lapsi.al, i bazuar në arkivat e viteve të fundit (shiko linkun këtu poshtë) hedh shumë më tepër dritë për të kuptuar atë që po ndodh sot.

Aty del një gjë e qartë. Edi Rama ka pasur marëdhënie konfiktuale me të gjithë liderët e Kosovës me radhë. Shigjetimeve të tij nuk i kanë shpëtuar as Haradinaj, as Isa Mustafa, as Vjosa Osmani, madje as Hashim Thaçi, që njihet publikisht si miku i tij. Dhe po ti qëmtosh me vëmendje këto përplasje, ato kanë ardhur kryesisht për dy tema, ose për planin e ndarjes së Kosovës, ose për atë të mini Shengenit.

Pra për dy projekte që Edi Rama i ka hartuar së bashku me Vuçiçin.

Për këtë kuptuar këtë, sinjifikativ është një episod i takimit të liderëve ballkanikë në dhjetor 2019, që u zhvillua në Shqipëri. Aty presidenti serb i tërhoqi vërejtjen kryeministrit tonë se ai luante shumë në mbrojtje dhe nuk promovonte me zell, idenë e shkëlqyer të mini Shengenit. Kaq u desh dhe kur mori fjalën Rama nuk kurseu as Ramushin, as Vetëvendosjen, madje as Hashim Thaçin që e pati bojkotuar atë samit.

Kjo po ndodh edhe tani. Për të ralizuar projektet e tij të Ballkanit të hapur me autokratin serb, kryeministrin tonë do e pengonte çdo kush që i kujton të shkuarën kriminale të Serbisë në Kosovë dhe planet e saj për ta ripushtuar ekonomikisht atë përmes mini Shengenit.

Në këtë rol sot është vënë Albin Kurti, që po i mbron ashtu siç di ta bëjë ai, me më tepër kryelartësi dhe forcë, pothuajse të njëjtat parime që kanë pasur edhe paraardhësit e tij.

Prandaj Rama sot po do të godasë pas shpine dhe të dobësojë pozitën negociuse të Albinit. Sepse ndonëse ai është një pengesë shumë e fortë, ai përbën barierën e radhës në lidhjen okulte me Vuçiçin.

Pra në këtë kuptim, Edi Rama nuk e ka thjeshtë me Kurtin, ai do të trajtonte po njësoj këdo që bëhet pengesë për projektet e tij me Vuçiçin. Dhe në fakt, atij nuk i interesojnë as këto nisma në vetvete. Ai do thjeshtë të jetë pjesë e tavës. Ai do të luajë rolin e një lideri të rajonit. Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe që dikush i cili ka miratuar një zgjidhje me ngritje muresh, si ajo e shkëmbimit të territoreve dhe popullësive, të bëhet papritmas idhtar i një tjetre, krejt të ndryshme, që mëton ti rrënojë ato përmes Ballkanit të hapur pa kufij dhe pa barriera.

Edi Rama nuk ka as bindje dhe as ideale. Ai ka vetëm qëllime. Atij i duhet një projekti i përbashkët me Vuçiçin, për të mbuluar përmes statusit të të qenit faktor rajonal, krimet që ka kryer në nivel lokal. Nëse ai shet fabulën e njeriut që do pajtojë shqiptarët me serbët, pak kush do të guxojë të mbajë shënim vjedhjet masive të parave publike, grabitjen e votës, lidhjet me krimin. Pikërisht për këtë i duhet binomi me presidentin serb. Prandaj dhe kushdo që e kundërshton atë, do bëhet pre e goditjeve si ajo e së martës në Facebook. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025
Lajmet e Dites

Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë

16:46 : 03/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

16:39 : 03/07/2025
SPORT

Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin

16:39 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zjarri te inceneratori, Elbasani për të tretën ditë radhazi me shtullungat e tymit toksik

16:27 : 03/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, ulet papunësia dhe rritet dollari

16:22 : 03/07/2025
Para

E trishtë/ 9-vjeçarja në gjendje të rëndë nga Covid, flet nëna: Më e lehtë ishte situata me tumorin sesa tani

TË GJITHA

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025

Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit si pasojë e valës së nxehtësisë

16:46 : 03/07/2025

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

16:39 : 03/07/2025

Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin

16:39 : 03/07/2025

Zjarri te inceneratori, Elbasani për të tretën ditë radhazi me shtullungat e tymit toksik

16:27 : 03/07/2025

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, ulet papunësia dhe rritet dollari

16:22 : 03/07/2025

EMRI/ Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të një shqiptari

16:11 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com