• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Krishtlindje në Zharrëz, banorët në grevë deri në vdekje

22:46 : 26/12/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Nga Ilir Sinanaj

Banorët e Zharrëzës i kaluan Krishtlindjet, duke marrë serume dhe nën kujdesin e mjekëve. Arsyeja? Ata janë në grevë urie për arsye të lëkundjeve të tokës, që sipas tyre, janë shkaktuar nga veprimtaria e kompanisë “Bankers Petrolium” në atë zonë. Për vite me radhë banorët në Zharrëz kanë vuajtur padrejtësinë e të fuqishmëve duke parë t’u shkatërrohen shtëpitë nga lëkundjet e tokës si edhe infrastrukturën e zonës së tyre që është jetike për ta. Por koalicioni i kastës politike “rilindje”-LSI-PD nuk njeh mëshirë. Asgjë nuk është përmirësuar për banorët. Për më tepër media-fasoni, që mbahet nga “financimet e partiakëve”, për të mos falimentuar e për t’u shërbyer me devotshmëri interesave koncesionare antikombëtare, nuk guxojnë dhe nuk duan të pasqyrojnë vuajtjet e qytetarëve në hapësirat e tyre. Kjo për faktin se ata janë njerëz të varfër. Në rendin politik “rilindje-LSI-PD ka masa lehtësuese dhe përfitime nëpërmjet paligjshmërisë për të pasurit dhe koncesionar-fituesit, që abuzojnë më miliona dollarë fonde publike, dhe ka mizori të pamëshirshme për qytetarët e ndershëm dhe punëtorë.

Lexo edhe:

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

Nga pamundësia për të gjetur një zgjidhje nga strukturat shtetërore, banorë të zonës Zharrëz kanë hyrë në grevë urie, e cila ka mbi 5 ditë që po vazhdon, për të fituar të drejtën e tyre minimale për mirëqenie njerëzore.

Në një postim të “Nisma#Thurje” në faqen e vet të rrjetit social “Facebook”, ka filmuar gjendjen e mjerueshme të banorëve, ndërsa hyjnë në ditën e 5-të të grevës së urisë, në ditën e Krishtlindjeve. “Dhurata” e vetme, që morën në këtë ditë ku politikën e koalicionit “rilindje”-PD-LSI shprehnin fjalë të mira për begati dhe mirëqenie, ishte një kontroll mjekësor, që përfshinte matje pulsi dhe vendosje serumesh, sa për t’u mbajtur grevistëve frymën gjallë, në mënyrë që të mos kthehen në një “statistike të padëshiruar” për qeveritarët, duke vdekur e për rrjedhojë duke “prishur harbimin e tyre të fundvitit”.

Shporret zyrtari i “rilindje”-PD-LSI

Zyrtarë vendorë vizituan banorët në grevë urie në Zharrëz, sipas një videoje të postuar së fundmi në faqen e “Nisma#Thurrje” të rrjetit social “Facebook”, ku grevistët, e pangrënë, me ulërima të dalë nga shpirti i plagosur u kërkonin atyre që shporreshin. Zemërata e tyre ishte e drejtë. Pse vallë nuk është bërë asgjë për të përmirësuar gjendjen e banorëve për vite me radhë? Si kanë fytyrë pushtetarët vendorë e qendrorë t’u dalin përpara këtyre qytetarëve, që u është shkatërruar jeta?

Tërmeti

Instituti i Gjeoshkenacve, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit regjistroi në datën 19 dhjetor 2016 një lëkundje të madhësisë 4 të shkallës “Richter”. Kjo është edhe zona ku banorët ndër vite janë ankuar për lëkundjet që sipas tyre janë shkaktuar nga veprimtaria e “Bankers Petrolium”. Fenomeni i lëkundjeve në ketë zonë është ndjerë që në vitin 2010 dhe protestat e banorëve kanë qenë të vazhdueshme, që nga kjo kohë.

Ndërkaq, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka urdhëruar “Bankers Petrolium” të ndalojë urgjentisht operacionin e injektimit (futjes) të ujit me presion, operacion ky që dyshohet prej banoreve qe shkakton lëkundjet, deri në një urdhër të dytë. Ndërkohë, nga ana tjetër, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kërkon të kryej analiza të mëtejshme të gjendjes në terren për të dalë më një konkluzion, sipas tyre shkencor, për arsyet e lëkundjeve të tokës.

Por lindin pyetjet. Si ka mundësi që deri më tani nuk janë vendosur aparaturat e duhura për të bëra matjet e nevojshme në një zonë ku vepron “Bankers Petrolium”, për veprimtarinë e së cilës banorët kanë vite që ankohen se po u shkatërrohet jeta? A ka më shumë vlerë për shtetin shqiptar veprimtaria e “Bankers Petrolium” që sipas banorëve po u shkatërron jetën, sesa vetë jeta e këtyre të fundit? A i zbaton ligjet e shtetit shqiptar “Bankers Petrolium”? Po koalicioni “rilindje”-LSI-PD çfarë përfiton nga veprimtaria e “Bankers Petroilium”?

Reklamat e “Bankers Petrolium”

Në fundvitin 2013, ndërsa punoja në një media të shkruar, u mora me çështjen e protestave të banorëve në Zharrëz, të cilët ankoheshin se veprimtaria e “Bankers Petrolium” po i dëmtonte. Çështja po ndiqej nga shumë media të tjera gjithashtu. Por më pas “askush” nuk u mor më me këtë çështje, duke bërë që raportimet të ndërpriteshin në mënyrë të menjëhershme. Nga ana tjetër vura re diçka: media të shumta të shtypura kishin në faqet e tyre reklama të “Bankers Petrolium”, pavarësisht tirazhit dhe shitjeve të tyre.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

17:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025
AKTUALITET

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

17:08 : 21/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Ballkani firmos me portierin e Dinamos së Bukureshtit

17:07 : 21/07/2025
AKTUALITET

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025
SPORT

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025
Para

Raporti i KLSH-së, ja si po favorizon Veliaj oligarkët e transportit publik

TË GJITHA

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

17:22 : 21/07/2025

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

17:08 : 21/07/2025

Zyrtare/ Ballkani firmos me portierin e Dinamos së Bukureshtit

17:07 : 21/07/2025

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025

4.5 mln euro për Qendrën e Monitorimit të Trafikut, shkelje afatesh dhe zvarritje të projektit

16:49 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com