Artistët shqiptarë dhe shumë personazhe të tjerë të televizionit apo rrjeteve sociale kanë bojkotuar festivalin e birrës në Korçë, në të cilin do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb, Goran Bregoviç.
Së fundmi, në lidhje më këtë lajm, ka reaguar edhe këngëtari i njohur Flori Mumajesi. Ai shprehet se në Shqipëri ka mjaft artistë të talentuar dhe kërkon që Bregovic të kthehet andej nga ka ardhur, pasi nuk mund ta marrë dinjitetin e shqiptarëve.
“Go Back Viç se nuk mundesh të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin. Go Back Viç se kemi Korin Lira dhe plotë artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë!”, shkruan Flori në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Ndërkohë, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës është shprehur se ky festival do të vazhdojë sipas planit dhe Bregovic do të jetë i pranishëm për të performuar në festë.













