Grevisti Ylmi Shuaipi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, raporton BalkanWeb.
Prej gjashtë ditësh, 5 banorë të fshatit Lumas, janë ngujuar në një godinë përballë zyrave të ish-komunës. Vetë grevistët kanë deklaruar se edhe pse janë të sëmurë dhe gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet, ata nuk do ta ndalin për asnjë moment grevën e urisë.













