Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i ka drejtuar një apel shqiptarëve për të protestuar kundër gomarit, jo Goranit. Duket se Manjani me “gomar” etiketon Kryeministrin Edi Rama.
Reagimi i tij në rrjet vjen në një kohë kur kam kundërshtime lidhur me pjesëmarrjen e Goran Bregovic në koncertin e festës së birrës në Korçë. “Protestat janë jeta e demokracisë.
Por do kishte qenë më mirë të protestohet kundër Gomarit sesa kundër Goranit. Megjithatë, protesta për çfarëdo qoftë duhet përshëndetur.🙏”, – shkruan Manjani.