Një aksident me makinë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë, pranë “21 Dhjetorit”.
Një person i cili po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i lënduar pasi u përplas nga një automjet dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Faxnews bën me dije se gjendja e tij shëndetesore është stabilizuar.
Nuk bëhet i ditur identiteti i personit të aksidentuar.













