Moderatorja Dojna Mema dhe artisti Vlashent Sata bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak kohë më parë. Ata janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh, por lidhja e tyre funksionon në distancë.
Moderatorja ka treguar se nuk e ndjen shumë distancën, pasi ajo dhe Vlashenti takohen çdo dy javë.
“Une jetoj prej 3 vitesh e gjysme nje lidhje ne distance. Nuk e ndiej sepse takohemi shume shpesh. Cdo dy jave. Pandemia na ndihmoi te jetonim nje vit bashke sepse u mbyllen Universitetet ku Vlashenti jep mesim ne Paris dhe qendroi ne Tirane. Distanca forcon dashurine e vertete dhe jam e bindur per kete sepse e kam provuar vete”, ka shkruar Dojna në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram.














