Mbrojtësi Hektor Idrizaj është prezantuar te Teuta. 32 vjeçari bashkohet kështu pas shtatë vitesh sërish me kampionët e Shqipërisë, teksa do jetë një forcë më shumë për krahët. Vlonjati sezonin e shkuar e mbylli me Partizanin, teksa ka qenë më herët pjesë e Flamurtarit, Bylis, Skënderbeut dhe Kamzës.
Njoftimi:
KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hektor Idrizaj. Vlojnati rikthehet te Teuta pas shtate vitesh, teksa ishte pjesë e Partizanit për dy sezonet e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Idrizaj nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Conference League.












