Momente frike në xhiron e parë në Moto GP në pistën e Styrian në Austri. Pas disa xhirosh, gara u ndërpre me një flamur të kuq për shkak të aksidentit mes Lorenzo Savadori të Aprilias dhe Daniel Pedrosas. Dy pilotët, menjëherë pas rrëzimit, u përfshinë në flakë me imazhe që të kujtojnë aksidentin e Vinales vitin e kaluar.
Kaq shumë frikë, por më pas erdhi lehtësimi. Dy pilotët dolën të padëmtuar nga aksidenti. Më i dëmtuari u duk se ishte Savadori, i cili u largua nga pista me një barelë, por më pas u ul i qetë në mur pavarësisht tronditjes së momentit.
Sidoqoftë, piloti italian u transportua në qendrën mjekësore për kontrollet e zakonshme. Gara u ndal për të lejuar punëtorët të pastrojnë pistën e cila, për shkak të flakëve, ishte e lagur me karburant dhe ujë.













