Aktori i famshëm turk, Serkan Tutuncu, ka zbuluar se është me origjinë shqiptare.
Serkay ka qenë i ftuar në një emision në Turqi dhe teksa po diskutonin me një aktor tjetër për ushqimin, ai zbuloi se është shqiptar dhe duke qeshur tha se shqiptarët hanë mish që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.
Kujtojmë se shumë aktorë të famshëm në Turqi kanë pranuar se kanë prejardhje shqiptare. Në mesin e tyre janë Halit Ergenç, Kivanq Tatlitug, Baris Arduç, Can Yaman, Nuretin Sonmez dhe Engin Altan Dyzyatan.
Serkan është shumë i njohur edhe në Shqipëri falë pjesëmarrjes në disa seriale që janë transmetuar në vendin tonë.
View this post on Instagram













