Dy të burgosur që ndodhen në ambientet e paraburgimit në burgun 313 kanë tentuar të arratisen nga qelitë.
Nga raportimet mësohet se dy të burgosurit kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar të largohen nga qelitë.
Sipas informacioneve, raporton Faxnews, ata kanë tentuar të kalojnë me anë te një çarçafi nga ajrosja në ambjentet e administratës së këtij burgu.
Por plani ka dështuar, pasi ata janë kapur në kohë nga policia e Burgjeve dhe i kanë rikhyer serish në qeli.
Nuk dihet se kush janë personat që kanë tentuar të largohen nga burgu dhe për cfarë veprash penale janë arrestuar dhe mbahen në ambientet e këtij paraburgimi.













