Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshortja.
Ylli 67-vjeçar i kinematogrtafisë po ndahet nga gruaja e tij Jennifer Sloan pas më shumë se 23 vitesh martesë. Kjo është hera e dytë brenda 3 viteve që çifti po tenton të ndahet.
Të Premten, Belushi paraqiti dokumente në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles, sipas TMZ.













