Situata e zjarreve në vend, përveç shqetësimeve, panikut dhe rreziqeve që krijon për jetë njerëzish dhe banesat e qytetarëve, duket se ka krijuar edhe një situatë qesharake, të prodhuar nga vetë rilindasit, që kontrollojnë ekzekutivin, çdo institucion që lidhet me emergjencat, si dhe pushtetin vendor.
Pas kritikave të Safet Gjicit, i cili kërkon nga Qeveria që të hartojë plane konkrete lidhur me emergjencat, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, akuzon kryebashkiakët se po lënë situatën të agravojë dhe pastaj kërkojnë ndihmë nga qeveria.
“Ka bashki që i bien shkurt, presin që t’i dalë tymi në qiell dhe na thonë na dërgoni helikopterin. Por deri te helikopteri duhet të përdoren forcat njerëzore njëherë. Në Selenicë kemi pasur situatë shumë serioze. Kemi nevojë për të vepruar akoma më shpejt për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre krimeve”, tha Peleshi.













