Armando Broja duket se po fiton besimin e plotë të trajnerit Tuhel. Mediat britanike dhe ato italiane kanë hedhur dyshime për një transferim në formën e huazimit në Serie-A, por ekziston mundësia që 19-vjeçari të mbetet pjesë e kampionëve të Europës.
Klubi londinez ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur nga trajneri Tuhel për finalen e rëndësishme të Superkupës së Europës ndaj Vilarealit, fituesit të Ligës së Europës, që do të luhet në 11 gusht.
Dhe Armando Broja është pjesë e kësaj liste.














