Një kontoll policor ndaj një automjeti tip BMW në qytetin e Lushnjes i ka hapur jo pak telashe drejtuesit të mjetit, një shtetas 37 vjeç, banues në Belsh, ndaj të cilit ka nisur edhe procedimi penal.
Policia ndaloi automjetin me drejtues shtetasin S.P, ku gjatë kontrollit iu gjet shuma prej 49900 euro, për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete.
Sasia e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm.
Policia njoftoi se vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.














