• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra e pandëshkuar e peshkimit në liqenin e Shkodrës

20:12 : 02/08/2021
në AKTUALITET, SOCIALE
Gjuetia e paligjshme me tel përcjellës dhe inverter baterish fajësohet për pakësimin e rezervave të peshkut në liqenin e Shkodrës –një krim që ndodh në sytë e institucioneve shtetërore dhe nuk ndëshkohet prej vitesh.

Kur bie nata në liqenin e Shkodrës, peshkatarët niset për gjueti dhe drita të zbehta fillojnë të pluskojnë mbi ujë.

Një varkë në ngjyrë të verdhë lundron me shpejtësi, e armatosur me tel përcjellës korrenti dhe një inverter baterie makinash –pajisje që shërbejnë prej vitesh për vrasjen masive të krapit, qefullit dhe ngjalave në liqenin më të madh të Ballkanit.

Episode të tilla të jashtëligjshme janë sipas biologes Aurora Zylja, të përnatshme dhe lehtësisht të verifikueshme.

“Ne bëjmë turin me kanoe dhe në brigjet e liqenit ndodhen të vendosura dhjetëra varka dhe lundra me tel përcjelles korrenti, të cilat presin natën për t’u hedhur në lumë dhe nisur gjuetinë e jashtëligjshme,” tha Zylja për BIRN.

Më herët me gjeneratorë të zhurmshëm dhe tashmë me transformatorë të heshtur, peshkatarët ilegalë fajësohen për një masakër të pandalshme në liqenin e Shkodrës, që ka sjellë sipas ekspertëve shfarosjen e rezervave të peshkut në tre dekadat e fundit.

Lexo edhe:

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Operacioni në Elbasan, zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik d*oge

Aktualisht, sasia e peshkut të kapur llogaritet tashmë në 20-25 ton në vit ose 10 herë më e vogël se sa në fillim të viteve 1990.

Ekspertët e mjedisit dhe ata të peshkimit akuzojnë autoritetet shtetërore për neglizhencë dhe mbyllje sysh ndaj fenomenit të paligjshëm, që sipas tyre po e çon liqenin drejt një masakre ekologjike.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se edhe ata pak peshkatarë ilegalë që kapen në kushtet e flagrancës, i shpëtojnë ndëshkimit nga sistemi i drejtësisë.

Në pesë vitet e fundit gjatë periudhës 2016-2021, Gjykata e Shkodrës ka gjykuar vetëm 13 raste për veprën penale të “peshkimit të paligjshëm”, e cila parashikon një dënim nga dy muaj në dy vjet burg.

Megjithatë, vetëm dy prej të pandehurve janë dënuar me nga 1 muaj burg, ndërsa të tjerët janë liruar në këmbim të gjobave apo në shërbim prove, duke marrë pas edhe varkat e tyre të përshtatura me transformatorë energjie./Birn

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

09:55 : 09/09/2025
AKTUALITET

Operacioni në Elbasan, zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik d*oge

09:43 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Letoni, “paralizohet” Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

09:25 : 09/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, përplaset makina me motorin, plagoset 43-vjeçari

09:10 : 09/09/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ragip Gila largohet me a*më në dorë pas dy v*asjeve dhe dy plagosjeve në Shkodër

09:02 : 09/09/2025
AKTUALITET

Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë vit, nuk ka më fëmijë

08:49 : 09/09/2025
Para

Partizani rikthehet në fushë të enjten, blerja e re riaftësohet dhe bashkohet me “demat”

TË GJITHA

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

09:55 : 09/09/2025

Operacioni në Elbasan, zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik d*oge

09:43 : 09/09/2025

Ndeshja Shqipëri-Letoni, “paralizohet” Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

09:25 : 09/09/2025

Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, përplaset makina me motorin, plagoset 43-vjeçari

09:10 : 09/09/2025

FOTO/ Ragip Gila largohet me a*më në dorë pas dy v*asjeve dhe dy plagosjeve në Shkodër

09:02 : 09/09/2025

Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë vit, nuk ka më fëmijë

08:49 : 09/09/2025

Kur toka bujqësore bëhet beton! Rama i hap rrugë ndërtimeve në “pemëtore” dhe “ullishte” pa pemë

08:40 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com