• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Efektet e pandemisë tek rinia evropiane

19:36 : 02/08/2021
në AKTUALITET, BOTA

Evropa po hap kufijtë dhe ekonomitë këtë verë, falë rënies së rasteve të koronavirusit dhe shtimit të vaksinimeve.

Por ekspertët paralajmërojnë se plagët e shkaktuara nga pandemia mund të jenë afatgjata dhe të thella – veçanërisht për të rinjtë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant sjell më shumë hollësi nga Parisi.

Është një periudhë kritike për studenten e letërsisë në Universitetin e Sorbonës Katarzyna Mac, e cila po përgatitet për sezonin e provimeve pas një viti shkollor kryesisht nga shtëpia. Me shkollat e mbyllura apo pjesërisht të hapura për shkak të koronavirusit, shkollimi është bërë përmes internetit.

“Është shumë e vështirë të qëndrosh në shtëpi gjatë gjithë kohës para kompjuterit nga mëngjesi në mbrëmje. Vetmia është stresuese”, thotë për Zërin e Amerikës Katarzyna Mac.

Tani gjërat po ndryshojnë. Bllokimet kanë marrë fund. Shkollat dhe universitetet janë rihapur gjatë javëve të fundit para pushimeve verore. Megjithatë studimet tregojnë se kriza vazhdon të ndikojë në mënyra të ndryshme tek rinia evropiane.

Lexo edhe:

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

Mbyllja e bizneseve si rezultat i pandemisë eliminoi mundësitë për punë. Statistikat e Bashkimit Evropian tregojnë se më shumë se 17% e të rinjve nën moshën 25 vjeç janë pa punë – më shumë se dyfishi i mesatares rajonale – diçka që demonstrata si kjo nuk mund ta shuajnë lehtësisht.

Varfëria dhe humbja e strehimit tek të rinjtë sa vjen e shtohet. Po kështu edhe depresioni. Sarah Coupechoux me Fondacionin Abbe Pierre thotë për Zërin e Amerikës se duhet bërë më shumë për të rinjtë.

“Një pjesë e popullatës përfshirë të rinjtë, janë në buzë të kufirit, dhe vetëm po mbijetojnë. Kriza dhe humbja e vendeve të punës ka bërë që njerëzit të kenë nevojë për ndihmë ushqimore, me radhë të gjata të rinjsh që presin për t’u ushqyer.”

Si shumë të rinj evropianë, Mac ishte shumë e varfër që të kishte një banesën më vete. Por kohët e fundit ajo arriti të gjente strehim të subvencionuar. Ajo merr ndihmë studentore dhe një bursë të vogël shtetërore. Por nuk është e mjaftueshme dhe prindërit e saj nuk kanë gjithmonë të ardhura shtesë për ta ndihmuar atë.

“Duhet paguar interneti, ushqimi dhe shpenzime të tjera. Në disa raste, në fund të muajit nuk më mbeten shumë para.”

Ditë të tëra studimi në vetmi po ashtu i kanë sjell një dëm psikologjik, thotë për Zërin e Amerikës studentja.

“Edhe para pandemisë, kisha probleme stresi dhe mendime për vetëvrasje. Një herë isha mirë, por pandemia përkeqësoi gjithçka. Ishte me të vëretë shqetësuese mosshkuarja normalisht në klasë.”

Pandemia ka krijuar vështirësi për shumë studentë, kryesisht për ata që vijnë nga lagje të varfëra. Stanley Camille, aktivist i rinisë, foli me Zërin e Amerikës në Paris.

“Fëmijët nuk kishin qasje në internet. Puna nga shtëpia ishte e vështirë. Këtu familjet janë të mëdha që do të thotë se katër ose pesë fëmijë duhet të presin radhën për të pëdorur një kompjuter.”

Vitin e kaluar, Franca shpalosi një nismë miliarda dollarëshe për të ndihmuar punësimin e të rinjve, trajnimin dhe arsimimin e duhur.

Mensat publike ofrojnë dreka që kushtojnë pak më shumë se një dollar. Udhëheqësit evropianë janë zotuar të luftojnë kundër varfërisë.

Por Forumi Rinor Evropian, një rrjet rajonal, kohët e fundit zbuloi se më pak se 1% e nismave qeveritare kundër pandemisë në BE dhe Britani kishin objektiv rininë.

“Një brez i humbur do të ishte një vlerësim shumë pesimist. Duhen paralajmëruar institucionet, qofshin të nivelit evropian, kombëtar apo lokal, për rëndësinë e mbështetjes së këtij brezi të ri”, thotë për Zërin e Amerikës Sarah Coupechoux me Fondacionin Abbe Pierre.

Studentja Mac pajtohet. Ajo po trajtohet tek psikologu – por thotë se kërkesat janë të larta dhe shërbimet shtetërore nuk kanë punonjësit e duhur.

Ajo dhe fqinjët e saj kanë krijuar një grup për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të ndarë gjërat themelore si qumështin, për t’u siguruar që kanë ushqimin e duhur.

Ajo gjithashtu filloi një punë verore dhe shpreson që jeta më në fund të kthehet në normalitet. Por me kërcënimet për variante të reja virusi gjërat duken më pak të sigurta.

/Zëri i Amerikës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

13:26 : 04/07/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025
AKTUALITET

Dokumentet/ Behar Çukaj i “Bolv Oil” pjesë e skemës së vjedhjes në Bankers me fatura fiktive

13:10 : 04/07/2025
AKTUALITET

E rëndë në Librazhd! Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide

13:01 : 04/07/2025
Para

Vijon përpjekja për shuarjen e flakëve në Turqi

TË GJITHA

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

13:26 : 04/07/2025

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025

Dokumentet/ Behar Çukaj i “Bolv Oil” pjesë e skemës së vjedhjes në Bankers me fatura fiktive

13:10 : 04/07/2025

E rëndë në Librazhd! Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide

13:01 : 04/07/2025

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

12:52 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com