Policia austriake ka arritur të shpartallojë një rrjet droge shqiptar/kosovar që ishte aktiv që nga viti 2020 në Vjenë dhe Austrinë e Ulët. Droga dhe mbi 200 mijë euro u sekuestruan. 24 persona janë arrestuar
Pas një pune të madhe hetimore, zyrtarë nga Zyra e Hetimit Penal në Vjenë patën sukses në hulumtimin e një grupi kriminal shqiptar/kosovar, shkruan vienna.at.
Personat e arrestuar të cilët dyshohet se janë trafikantë droge, janë të moshave midis 18 dhe 48 vjeç.
Siç shkruajnë mediat austriake, të dyshuarit kishin shpërndarë biznesin e tyre në qarqet (Bezirk-e) e Vjenës si: Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau.
Në Favoriten, për shembull, ata shisnin drogën nëpër kafene të ndryshme, ndonjëherë në rrugë ose në vetura.
Në vetura ata bënin edhe marrëveshjet për shit-blerjen, transmeton albinfo.at
Në një sallë të madhe në Austrinë e Ulët, ata rritën bimë narkotike të llojit kanabis. Gjatë kontrollit nëpër shtëpitë e të dyshuarve, u zbuluan 2 000 bimë të cilat do të kishin prodhuar 80 kilogramë drogë narkotike.
Me këtë rast u sekuestruan 3.1 kilogramë kokainë dhe 204 mijë euro para të gatshme.
Po ashtu edhe tri vetura, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportin dhe shitjen e drogës, janë sekuestruar nga policia.