Polici hero i cili qëlloi në mënyrë fatale të dyshuarin për masakrën në tregun e Krishtlindjes në Berlin, ishte një polic në provë, i cili kishte vetëm disa muaj që kishte nisur punën. Por italiani Luca Scata arriti të ndiqte e të vriste njeriun më të kërkuar në Europë, Anis Amri.
Siçiliani ishte duke patrulluar me kolegun e tij Christian Movio kur pa jashtë stacionit Sesto San Giovanni autorin e sulmit terrorist.
Ata i kërkuan kartën e identitetit sepse ai ngjasonte shumë me të dyshuarin e Berlinit, kur Amri nxori një armë nga çanta e tij e qëlloi duke bëritur “Allahu Ekber”.
Movio u plagos në shpatull e ndërkohë Amri vrapoi në shesh duke u fshehur pas makinave, derisa Scata e qëlloi për vdekje.
Tanimë, Movio, duke folur nga shtrati i spitalit ku edhe po rikuperohet nga plaga e plumbit tha: “Veprimet e partnerit tim ishin eksemplare, ai reagoi menjëherë kur i drejtuan pistoletën”.
Në fotografi ai shfaqet i qeshur e duke festuar me miqtë