• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Daja kërkon perfeksion në stërvitje, ngre zërin me Markun dhe Muratajn. Ja gjendja në kampin e “Demave”

23:04 : 27/07/2021
në SPORT

Edhe ditën e djeshme Partizani kreu se ancën stërvitore në stadiumin e Kamzës, si gjithmonë me seancën që startoi në orën 18:30. Edhe kjo seancë stërvitore kishte në fokus taktikën dhe Daja befasoi me disa nga lëvizjet e tij.

NISJA-Lojtarët zbritën më herët në fushën e blertë, rreth orës 18:00, ndërsa në orën 18:30 edhe Daja e stafi i tij teknik iu bashkua fushës së blertë. Pas pak minutash bisedim, ekipi nisi fazën e nxemjes. Pas ushtrimeve të streçingut, gjithçka ishte gati për të vënë në zbatim taktikat dhe detyrat e trajnerit. Ajo që ra në sy ishte se tre futbollistët afrikanë të afruar në provë u stërvitën të veçuar, duke mos qenë pjesë e përgatitjeve të pjesës tjetër të ekipit.

TAKTIKA-Rreth orës 19:00 Daja ndau ekipin në dy grupe: formacioni titullar dhe rezervat. Pas rreshtimeve të lojtarëve u panë disa surpriza. Daja ka menduar të ndryshojë sistem për sfidën e dytë kundër Bazelit. Damçevski pritet të rreshtohet si mbrojtës i majtë, në vend të të dëmtuarit Musta, i cili edhe ditën e djeshme u stërvit individualisht, duke bërë disa vrapime rreth fushës. Në mesfushë, para mbrojtjes, u rreshtua Jurgen Bardhi. Diçka e çuditshme, duke pasur parasysh se 23-vjeçari është një fantazist. Ndërsa në të djathtë të tij ishte i riu Arinaldo Rrapaj. Ndërsa në të majtë, Herald Marku. Lukas Kardozo ka kaluar tek ekipi i rezervave, ndërsa në vend të tij, si sulmues i majtë, u pa Valentino Murataj.

BEFASIA-Rreshtimi i Muratajt si sulmues i majtë ishte një vendim i befasishëm nga Daja, pasi 24-vjeçari është një mesfushor tipik qendror. Megjithatë, trajneri i të kuqve e ka një strategji në mendje që ka sjellë këtë zhvendosje. Futja e Muratajt nga qendra i jep mundësi Markut që të dalë pas shpine në të majtë, duke pasur parasysh se edhe Damçevski nuk është një mbrojtës që shtyn shumë përpara. Edhe në skemat e aplikuara në stërvitje, objektivi i lojtarëve të Partizanit ishte të nxirrnin Herald Markun të lirë në të majtë, në mënyrë që mëngjarashi të krosojë për  dyshen Zhunior-Cara.

LUKAS-Kardozo duket se e ka humbur vendin e tij në formacionin titullar, ndoshta ndikuar dhe nga rastet e shumta që humbi në sfidën kundër Bazelit. Megjithatë, braziliani u pa shumë agresiv në stërvitje, duke luftuar fort për çdo top dhe duke u përplasur vazhdimisht me Gligorovin, që e kishte rival direkt.

Lexo edhe:

Mijëra palestinezë zhvendosen, ndërsa trupat izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

400 mijë euro në vit vetëm për këshilltarët e Spiropalit/ Qori: Deri kur do t’i durojmë këto shushunja?

PËRPLASJET-Gjatë gjithë kohës kur viheshin në zbatim skemat, por dhe në ndeshjen e kontrollit që u zhvillua për disa minuta, përplasjet ishin të ashpra mes lojtarëve. Kardozo-Gligorov ishte një përplasje e vazhdueshme, por edhe Sota me Zhuniorin nuk i kursyen ndërhyrjet. Madje në një moment sulmuesi brazilian bën një sparkatë të rrezikshme në një prej dueleve të tij. Kote dhe Bardhi shpeshherë u përplasën me njëri-tjetrin, madje nuk munguan as shkëmbimet e fjalëve mes futbollistëve. Daja ndërkohë qëndronte i qetë në mesin e fushës, duke mos e ndaluar për asnjë moment lojën dhe duke iu kërkuar lojtarëve të tij të vazhdonin të luftonin.

ACARIMI- Murataj, si sulmues i majtë, e kishte disi të vështirë të përshtatej dhe të ekzekutonte rolin ashtu siç Daja kërkonte, çka solli dhe frustrimin e trajnerit kryeqytetas në disa raste. Ndërsa në 15 minutat e fundit të stërvitjes Daja provoi disa skema nga goditjet e këndit, të cilat i ekzekutoi Herald Marku. Në rreth 10 tentativa, mesfushori nuk ekzekutoi asnjëherë siç duhet, çka solli edhe një mërzitje te trajneri Daja. Në orën 20:14 trajneri kryeqytetas mbylli stërvitjen dhe largohet menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, me lojtarët që u larguan më pas një e nga një për t’iu drejtuar dusheve. Njëjtë si në seancën stërvitore të së dielës, edhe seanca e djeshme zgjati për rreth 2 orë.

/Panoramasport

Lajme të lidhura

BOTA

Mijëra palestinezë zhvendosen, ndërsa trupat izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

16:44 : 17/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

400 mijë euro në vit vetëm për këshilltarët e Spiropalit/ Qori: Deri kur do t’i durojmë këto shushunja?

16:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Lushnje/ Motoçiklisti përfundon në spital pas përplasjes me një automjet

16:13 : 17/09/2025
SHOW BIZ

Dasma 500 mijë euro? Djali i Jozefina Topallit: Shpenzimet i mbuloi vjehrri biznesmen në SHBA

16:05 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
Para

Nuk iu bindën policisë dhe kërcënojnë me armë efektivët, arrestohen dy persona! Emrat

TË GJITHA

Mijëra palestinezë zhvendosen, ndërsa trupat izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

16:44 : 17/09/2025
Screenshot

400 mijë euro në vit vetëm për këshilltarët e Spiropalit/ Qori: Deri kur do t’i durojmë këto shushunja?

16:35 : 17/09/2025

Aksident në Lushnje/ Motoçiklisti përfundon në spital pas përplasjes me një automjet

16:13 : 17/09/2025

Dasma 500 mijë euro? Djali i Jozefina Topallit: Shpenzimet i mbuloi vjehrri biznesmen në SHBA

16:05 : 17/09/2025

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025

Projekt-ligji për njohjen e më shumë se dy gjinive/ Shehu: Grupet LGBT duan të degradojnë shoqërinë

15:50 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com