Një person ka humbur jetën pasi është lënduar teksa punonte në banesën e tij në Delvinë.
“Në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se duke kryer një riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushë-Verri, është dëmtuar si pasojë e shembjes së murit”, njoftoi policia.
Shtetasi J.Ç., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, shtuan të njëjtat burime.