Ka përfunduar garimin e saj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” edhe Manuela Delilaj. Sportistja olimpike shqiptare, që garon në qitje 10 metra pistoletë me ajër mori pjesë në baterinë e parë.
Delilaj arriti të grumbullonte më total 565 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportistë pjesëmarrës në këtë disiplinë.