• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Detaje interesante: Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe për çfarë europianët (Tabela)

09:35 : 23/12/2016
në EKONOMI, KRYESORE

KONKURROJMË ME VESHJET: Ndonëse shqiptarët shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për ushqime dhe europianët 12.3%, kur bie puna te veshjet e këpucët janë të pakursyer, harxhojnë gati njësoj…

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon popullsia e tij për t’u ushqyer, ndërsa lë mënjanë kënaqësi të tjera, si pushime, argëtim, udhëtime, kafe e restorante.

Nëse krahason se për çfarë I shpenzojnë paratë shqiptarë në krahasim me mesataren e BE-së disbalancat në nivelin dhe stilin e jetesës janë të dukshme, në drejtim të ushqimeve, transportit, argëtimit, restoranteve etj., me përjashtim të veshjeve, ku konkurrojmë bindshëm.

“Monitor” ka bërë një krahasim të strukturës së shpenzimeve të familjeve shqiptare dhe atyre të BE-së, duke u nisur nga Anketa e Buxhetit të Familjeve 2015 të INSTAT dhe anketës së familjeve të BE-së, të publikuara nga INSTAT, të matura të dyja sipas nomenklaturës COICOP. (Classification of Individual Consumption According to Purpose- Klasifikimit të Konsumit Individual sipas Qëllimit).

Të dhënat tregojnë që ndërsa familjet shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve (48.7%) për ushqime dhe pije jo-alkoolike, konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen vetëm me 12.3% të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme të të ushqyerit të një jetese normale.

Lexo edhe:

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Erion Veliaj kërkon lirinë, caktohet data kur do të zhvillohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Për BE-në si një e tërë, ashtu si dhe për pjesën më të madhe të shteteve anëtare (me përjashtim të Estonisë, Lituanisë, Maltës dhe Rumanisë) e zë grupi “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira”, me 23.8% të ndjekur nga ‘Transporti’, me 13.1% dhe grupi ‘Ushqime dhe pije joalkolike’ është i treti, ndryshe nga ai i familjeve shqiptare që zë pjesën më të madhe.

tabela-krahasuese-e-shqiperise-me-be-ne

Me gjysmën tjetër të buxhetit, që u mbetet pasi konsumojnë për nevoja ushqimore, familjet shqiptare kanë pak alternativa zgjedhjeje. Ndryshe nga europianët, që për argëtim dhe kulturë shpenzojnë gati 9% të buxhetit, për familjet shqiptare kjo peshë është vetëm 3%. Edhe për restorante europianët harxhojnë 8.2% të parave, nga 3.6% për shqiptarët (gjithsesi në Shqipëri, në vlerë absolute, të drekosh në një restorant është shumë më lirë se në vendet e tjera të Europës).

Por, kur vjen puna tek veshjet, shqiptarët, sidomos të rinjtë nuk kursehen. Të lira, apo të shtrenjta, veshjet më në modë hyjnë me shpejtësi në dyqane dhe po aq me shpejtësi shihen dhe në rrugë. Ndërsa europianët shpenzojnë 5.1% të buxhetit për veshje e këpucë, për shqiptarët shifra është e ngjashme, prej 4.9%.

Hapja e universiteteve private dhe rritja e tarifave të universiteteve shtetërore ka shtuar shpenzimet e shqiptarëve në 2.1% të buxhetit, ndërsa për europianët është 1.1%. Jo se këta të fundit nuk preferojnë të arsimohen, por kanë më shumë alternativa me arsimin publik.

Për shëndetin, shpenzimet janë të ngjashme, 3.6% në Shqipëri dhe 3.7% në vendet e BE-së.

Si u rrit pesha e shpenzimeve për ushqime në 2015

Familjet shqiptare rritën më 2015 shpenzimet për konsumin e ushqimeve me 4,4 pikë përqindje në krahasim me 2014-n. Tendenca për të ulur shpenzimet e tjera dhe fokusi drejt ushqimeve është treguesi më i qartë se familjet shqiptare po varfërohen dhe shqetësimi kryesor i tyre është sigurimi i nevojave bazë të jetesës. Ky është një kthim mbrapa, teksa në dekadën e fundit, pesha e shpenzimeve për ushqime kishte ardhur veçse në ulje.

Në vendet e BE-së, sipas të dhënave historike të INSTAT, pesha e shpenzimeve për ushqime ka mbetur në rreth 12%, që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat.

Diferencat mes vendeve të BE-së

Sipas Eurostat, në BE, për sa i përket shpenzimeve për banesë, ujë, elektricitet, gaz apo të tjera lëndë djegëse, raportin më të lartë e kishte Danimarka (29.4% të totali të shpenzimeve), Finlanda (28.2%) dhe Franca (26.4%), ndërsa raportin më të vogël e kishte Malta (10.1%), Lituania (15.8%) dhe Qipro (16.6%).

Për sa i përket shpenzimeve për ushqime dhe pije jo-alkoolike, raportin më të lartë të tyre e kishte Rumania (29.4% të totalit të gjithë shpenzimeve), Lituania (23.4%) dhe Estonia (20.7%), ndërsa raportin më të ulët ndaj totalit të shpenzimeve për këtë grup e kishte Mbretëria e Bashkuar (8.3%), Luksemburgu (9.4%) dhe Irlanda (9.5%).

Në lidhje me shpenzimet për Transport, raportin më të lartë ndaj totalit të gjithë shpenzimeve e kishte Sllovenia (16% të totalit), Luksemburgu (15.8%) dhe Lituania (14.6%), ndërsa më të ulëtin e kishte Sllovakia (7.5%), Republika Çeke (9.3%) dhe Spanja (10.8%). /Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

09:31 : 17/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon lirinë, caktohet data kur do të zhvillohet rekursi në Gjykatën e Lartë

09:24 : 17/06/2025
BOTA

Izraeli: Kemi vrarë kreun e forcave të armatosura të Iranit

09:23 : 17/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

09:17 : 17/06/2025
AKTUALITET

Prokurorët e SPAK-ut paraqesin sot në GJKKO raportin për hetimet ndaj Veliajt

09:09 : 17/06/2025
AKTUALITET

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

09:05 : 17/06/2025
Para

Arratisja e Edision Pulës, ja dyshimet për implikimin e policisë

TË GJITHA

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

09:31 : 17/06/2025

Erion Veliaj kërkon lirinë, caktohet data kur do të zhvillohet rekursi në Gjykatën e Lartë

09:24 : 17/06/2025

Izraeli: Kemi vrarë kreun e forcave të armatosura të Iranit

09:23 : 17/06/2025

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

09:17 : 17/06/2025

Prokurorët e SPAK-ut paraqesin sot në GJKKO raportin për hetimet ndaj Veliajt

09:09 : 17/06/2025

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

09:05 : 17/06/2025

Italia do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkollat e mesme

09:04 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com