The Sun sjell një tjetër artikull befasues për jashtëtokësorët. Gazeta e njohur britanike citon një person që e përshkruan veten si “udhëtar në kohë”, i cili parashikon se alienë 2 metra të gjatë do të zbarkojnë në Tokë majin e vitit 2022, dhe se do të ketë një luftë “ndërdimensionale” me SHBA-në.
“Jashtëtokësorët do të bëjnë shfaqjen e tyre të parë në planetin tonë vitin e ardhshëm. Data e saktë është 24 maj 2022”, shkruan ky person.
Ai pretendon se “krijesat mitike quhen Niros dhe do të vijnë në paqe, por amerikanët do t’i sulmojnë duke nisur kështu një betejë ndërhapësinore”.
Sado absurd që tingëllon ky pretendim, ai është shpërndarë më shumë se 90 mijë herë në internet e ka marrë me mijëra pëlqime. Më shpejt, videoja e këtij personi është përhapur në TikTok. Vetëm pak ditë më parë, po në këtë platformë një tjetër i vetëquajtur “udhëtar në kohë” parashikoi se pas tre vitesh, Kalifornia do të goditet nga tërmeti më i madh që është regjistruar ndonjëherë në histori.