Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në një apartament në lagjen 2, blloku rinia në qytetin e Pogradecit.
Flakët kanë përfshirë kuzhinën e banesës pasi e zonja e shtëpisë e kishte harruar ndezur sobën.
Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët.
Po ashtu, ata kanë mundur të shpëtojnë edhe gruan e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Policia në vendngjarje po heton rrethanat e ngjarjes.