Sipas Alice Gregory, profesore psikologjie në Goldsmiths në Universitetin e Londrës është normale të zgjohemi gjatë natës edhe më shumë se një herë. Pasi kalojmë në gjendjen e gjumit ne përjetojmë faza të ndryshme gjumi, një cikël që i merr një të rrituri mesatar rreth 90 minuta për t’u kompletuar dhe shpejtohet drejt mëngjesit.
“Nata shënjohet nga zgjimet të shkurtra,” thotë Gregori. “Në mënyrë tipike, njerëzit kthehen të flenë pa e kuptuar nëse ishin zgjuar ndonjëherë.” Por ndonjëherë ndodh që të jemi më të vetëdijshëm për këtë, duke u zgjuar tërësisht. Arsyet variojnë nga mjaft të dukshmet (të pasurit ftohtë ose shumë vapë, nevojën për tualet, të keni një makth, ose një fëmijë që qan) deri tek mjekësia (çrregullime të frymëmarrjes siç është apnea e gjumit, ose nokturia: urinim i tepërt gjatë natës).
Zgjimi gjatë natës nuk do të thotë që vuani nga pagjumësia, e cila, thotë Gregory, diagnostikohet krahas kritereve të tjera si shpeshtësia e kësaj dukurie dhe sa kohë zgjat. “Nëse e shihni veten duke u zgjuar rregullisht gjatë natës, sigurisht që duhet ta flisni këtë me mjekun tuaj në mënyrë që ata të marrin në konsideratë ndonjë shkak tjetër të mundshëm.”
Megjithatë, mungesa e gjumit vjen nga shumë arsye, nga nervozizmi dhe përqendrimi i vogël në një afat të shkurtër, e deri tek rreziku i mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Nëse e gjeni veten zgjuar rregullisht pa ndonjë arsye të dukshme, çfarë mund të bëni në lidhje me të?
“’Është një koncept i gabuar që ne flemë tërë natën pa ndërprerje, askush nuk e bën kurrë,” thotë trajneri i gjumit Katie Fischer. Të zgjuarit pesë ose shtatë herë në natë nuk është domosdoshmërish një shqetësim, gjëja më e rëndësishme është se si ndiheni kur ngriheni. “Në mëngjes, a ndjeheni të freskët, ose të mërzitur dhe të paaftë për të funksionuar 30 minuta pas zgjimit?”
“Është vërtet e rëndësishme të merret parasysh nëse individi ka fëmijë, apo partnerë që gërhasin ose kanë një punë me turne”, tha ajo. “Ata mund të mos kenë probleme personale gjumi, por pësojnë problemet e atyre që flenë bashkë me to.”
-Ndryshimet në stilin e jetës mund të bëjnë një ndryshim të madh, edhe për njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit (megjithëse kjo duhet të trajtohet nga një specialist). Një veprim i shëndetshëm është mos pirja e kafes pas 2-3 të drekës. Gjithashtu konsumi i ujit gjatë ditës është gjithashtu një faktor: “Edhe të shkosh në shtrat i dehidratuar mund të na prish gjumin.”
-Në mënyrë të ngjashme, ndikon dhe alkooli, Fischer thotë se një në 10 veta e përdorin atë si një ndihmë për gjumë, por ai ka një efekt të dëmshëm përtej nxitjes fillestare për gjumë pasi shkakton rritje të sheqerit në gjak dhe të kortizolit. Edhe ajo çfarë hani ndikon, ushqimet me shumë sheqer si dhe perime që krijojnë urthë si brokolit ose lakrat.
-Një ditë e mirë ‘pro gjumi’ është një sasi e vogël karbohidratesh komplekse dhe proteina, të tilla si drithëra integrale me qumësht, ose bukë e thekur me gjalpë kikiriku, thotë Fischer. Një dietë “anti-inflamatore” që favorizon frutat, perimet, proteinat e lehta, arrat, farat dhe yndyrat e shëndetshme (dhe duke kufizuar ushqimet e përpunuara, mishin e kuq dhe alkoolin) është treguar se përmirëson apnean -e gjumit.
Sa i përket stërvitjes, megjithëse të qenit aktiv gjatë ditës ndihmon gjumin, çdo gjë shumë e fortë duhet të shmanget para gjumit. Shumë këshilla për parandalimin e “zgjimit” të natës bien nën ombrellën e asaj që është njohur si “higjienë e mirë e gjumit”: kufizoni dhomën e gjumit vetëm për gjumë dhe marrëdhënie intime, evitoni dhe fikni ekranet që lëshojnë dritën blu, ruani orare relativisht konstante etj.
Evitoni të shihni orën aq më tepër në telefonin tuaj, pasi nëse mendja juaj e fikson që ora është 2 e mëngjesit është shumë e vështirë për të më pas të kthehet në gjendjen e qetë dhe të relaksuar të gjumit.
Për shumë prej nesh, gjumi mund të jetë mundësia jonë e parë e ditës që të jemi vetëm me mendimet tona, thotë ajo. “Është e lidhur me zgjimin gjatë natës sepse, nëse nuk kemi pasur kohë përpunimi gjatë ditës, ky është momenti kur ndalemi me veten dhe mendojmë për to”. ” Menaxhimi i stresit dhe ankthit gjatë orarit që jemi zgjuar si dhe relaksimi i trupit dhe i mendjes janë thelbësore për një gjumë të mirë gjatë natës, por për ironi, përqendrimi në realizimin e tetë orëve tuaja të plota të gjumit mund ta bëjë më të vështirë suksesin.
Ndryshimi i mentalitetit mund të jetë ai që ju nevojitet më shumë.” Është e gabuar të supozosh se duhet të flesh tërë natën, çdo natë, thonë specialistët. “Ne të gjithë kemi gabime në gjumin tonë, nuk do të ndodhë kurrë që të flini shkëlqyeshëm gjatë gjithë kohës.” Por ta pranosh këtë mund të jetë hapi i parë drejt një gjumi ‘perfekt’. (TheGuardian)