Quhet Tony Green, është 27 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Sh.Taka.
Mediat britanike, bëjnë me dije se i riu i mori jetën shqiptarit, vitin e kaluar, ngjarje e cila ndodhi në në Birmingham.
28-vjeçari shqiptar, kishte shkuar në një qendër masazhesh së bashku me një shqiptar tjetër dhe përplas verbalisht me të autorin e ngjarjes.
Tony Green, autori i ngjarjes, po linte qendrën e masazheve kur ka parë Takën dhe ka pasur me të debatin e fortë verbal. Ata nuk njiheshin më parë dhe siç duket nga pamjet e publikuara nga policia e West Midlands, duket që Green po kërkonte sherr.
Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku kërkonte t’i dëmtonte mjetin. Pas disa sekondash, Green ndaloi dhe filloi të lëvizte mbrapsht.
Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit për të. 27-vjeçari mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht.
Makina ‘Skoda’ e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një shenje rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Green nuk ka ndaluar për asnjë moment derisa ka shkelur edhe Takën, duke lënë të vdekur këtë të fundit.
27-vjeçari mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht.