• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bilanc tragjik në Gjermani dhe në Belgjikë, mbi 160 viktima dhe qindra të humbur

22:20 : 17/07/2021
në BOTA

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë u rrit në të paktën 168 të shtunën pas shpërthimit të lumenjve dhe përmbytjeve të furishme këtë javë që shembën shtëpi dhe shkatërruan rrugë dhe linja elektrike.

Rreth 141 njerëz vdiqën nga përmbytjet që janë katastrofa më e rëndë natyrore në Gjermani për më shumë se gjysmë shekulli. Sipas policisë, 98 nga viktimat janë në rajonin Ahrëeiler në jug të Këlnit.

Qindra vetë ishin të zhdukur, pasi disa zona u bënë të paarritshme për shkak të niveleve të larta të ujit, ndërsa nuk ishte vendosur ende komunikimi me disa pjesë të vendit.

Banorët dhe pronarët e bizneseve po përpiqeshin të pastronin në qytetet e dëmtuara rëndë.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht. Nuk njihet më vendi”, tha duke mbajtur lotët Michael Lang, pronari i një dyqani verërash në qytetin Bad Neuenahr-Ahrëeiler, në Ahrëeiler.

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

Presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier vizitoi Erftstadtin në shtetin e Nordrhein-Ëestfalen, ku katastrofa vrau të paktën 43 njerëz.

“Ne vajtojmë me ata që kanë humbur miq, të njohur, familjarë”, tha ai. “Fati i tyre na ka plagosur zemrat”.

Rreth 700 banorë u evakuuan të premten vonë pasi një digë u thye në qytetin Ëassenberg pranë Këlnit, thanë autoritetet.

Por Kryetari i Bashkisë në Ëassenberg, Marcel Maurer tha se nivelet e ujit ishin stabilizuar që nga nata e djeshme.

“Është shumë herët për të thënë se ka kaluar, por kemi optimizëm të matur”, tha ai.

Diga Steinbachtal në Gjermaninë perëndimore, megjithatë, mbetet në rrezik prishjeje, thanë autoritetet pasi rreth 4’500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë përgjatë rrjedhës së poshtme.

Presidenti Steinmeier tha se do të duheshin javë para se të mund të vlerësohet dëmi i plotë, për të cilin pritet të nevojiten disa miliarda euro në fonde rindërtimi.

Armin Laschet, Kryeministri i landit Nordrhein-Ëestfalen dhe kandidati i partisë në pushtet CDU në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, tha se ai do të bisedonte me Ministrin e Financave, Olaf Scholz në ditët në vijim për mbështetjen financiare.

Kancelarja Angela Merkel pritej të udhëtonte të dielën për në Rhineland Palatinate, shteti ku ndodhet fshati i shkatërruar Schuld.

Në Belgjikë, numri i të vdekurve u rrit në 27, sipas qendrës kombëtare të krizës, e cila po koordinon operacionin e atjeshëm të shpëtimit.

Qendra shtoi se 103 njerëz ishin “të zhdukur ose të paarritshëm”. Mendohet se disa mund të mos kontaktohen dot pasi nuk mund të rimbushnin me energji celularët ose gjendeshin në spitale pa dokumenta identiteti, tha qendra.

Ushtria gjermane përdori automjete të blinduara të shtunën për të zhvendosur makinat dhe kamionët e përmbytur nga ujërat.

Shumë zona vazhdonin ende pa energji elektrike dhe shërbim telefonik.

Rreth 700 persona u evakuuan nga një pjesë e qytetit gjerman Ëassenberg, në kufirin me Hollandën, pas prishjes së një prite në lumin Rur.

Linjat e trenave dhe rrugët mbetën të bllokuara në shumë zona të Belgjikës lindore. Shërbimi hekurudhor kombëtar tha funksionimi normal do të fillonte të hënën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri belg Alexander De Croo po vizitonin qytete të dëmtuara nga përmbytja të shtunën, sipas televizionit shtetëror belg RTBF.

Përveç Gjermanisë dhe Belgjikës që janë vendet e goditura më rëndë, edhe pjesë jugore të Hollandës janë prekur nga përmbytje të mëdha./VOA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025
BOTA

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025
SHENDETI

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025
SPORT

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025
RAJONI

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025
Para

Komplikacionet nga COVID prekin 40% të të rinjve

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com