• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasjet në Palermo/ Kush është shqiptari që hodhi në erë prokurorin Borselino?

20:05 : 13/07/2021
në AKTUALITET, BOTA, NDRYSHE

Mediat italiane së fundmi kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90, ku rezulton se një shqiptar tjetër ishte i përfshirë në këto ngjarje.

Përgjimet e vitit 2013 zbulojnë fakte të reja dhe tronditëse se si funksiononte mafia siçiliane e drejtuar nga një prej kokave më famëkeqe, Salvatore Riina i njohur edhe si Toto Riina. Sipas raportimeve këto janë përgjime që janë realizuar kur Riina ishte vetëm 41-vjeç dhe rrëfen planifikimin e një prej masakrave më të rënda, asaj të “Via D ‘Amelio” në vitin 1992, ku nga shpërthimi i një makine bombë mbetën të vrarë 6 persona, ndër ta prokurori i antimafias Paolo Borselino dhe shoqëruesi i tij.

Për herë pas kaq vitesh nga dekriptimi i përgjimeve të kohës rezulto se një tjetër shqiptar ka pasur një rol të rëndësishëm në një prej këtyre masakrave.

Në një bisedë të datës 6 gusht 2013 “Capo dei capi” zbulon se me ekzekutimin e Borselinos është marrë bosi i mafias siçiliane Matteo Messina Denaro.

“Unë i thashë, atëherë bëhuni gati, le të presim atje. Te “quello della luce”… edhe pse e vendosur….të gjitha gjërat duhet të jenë gati. Të gjitha….Unë i thashë, nëse ke nevojë të vendosësh disa qindra kilogram më shumë”.

Lexo edhe:

No Content Available

Në këtë përgjim Riina flet për parkimin e një makine “Fiat 126” me 100 kilogram tritol pranë shtëpisë së nënës së prokurorit Borsellino. Ndërsa mediat italiane “quello della luce” e interpretojnë se Riina i referohet pikërisht Denaros. Ndër të tjera në këtë përgjim zbulohet se gjatë momentit që Riina ka qenë i arrestuar ka bërë dhe përgatitjet për atentatin.

“Unë luftova kundër tij, tre, katër ditë, makina u vendos atje. Unë shkova për të ndryshuar parkingun. Kur them se dikush duhet të punojë! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër shtëpisë, duhet të punosh, duhet ta kërkosh, duhet të “luftosh” ta marrësh, dhe të vendosësh makinën”, vijon Toto Riina.

“Ju dilni me makinë dhe vendoseni atë brenda. Pastaj shko ta gjesh, shko ta gjesh, si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria. Shko të gjesh një ekspert si ai”, thotë Toto Riina. Hetuesit italianë dyshojnë se bëhet fjalë për një person, për të cilin flet edhe mafiozi i penduar Gaspare Spatuzza. Ai tha në dëshminë e tij pas arrestimit se në garazhd ishte dikush që s’e njihte. A ishte ai shqiptari? Dhe nëse po, në cilin atentat bashkëpunoi?

Hetuesit italianë janë të mendimit se “eksperti që erdhi nga Shqipëria” mund të ketë patur gisht në një tjetër atentat dhe jo në vrasjen e Borselinos.

Kjo për arsye se kur përmend shqiptarin, Toto Riina flet për planifikimin lidhur me “Nino”-n, mafiozin italian Antonino Madonia, i cili në korrik të 1992 ishte në burg ndaj dhe Riina s’mund të koordinohej me të për ekzekutimin e Borselinos.

Shqiptari dyshohet se ishte pjesë e ekzekutimit mafioz të prokurorit Roço Chinnici në 9 korrik të 1983 në Palermo.

Ndërkohë kujtojmë se Pino Greco shpërtheu eksplozivin me urdhër të xhaxhait të tij Michele Greco. Në vitin 2002 për këtë vrasje u dënuan Bernardo Provenzano, Salvatore Riina, Raffaele Ganci, Antonino Madonia, Salvatore Buscemi, Nenè Geraci, Giuseppe Calò, Francesco Madonia, Salvatore dhe Giuseppe Montalto, Stefano Ganci dhe Vincenzo Galatolo.

Ndërkohë dhe në këto përgjime roli dhe identiteti i shqiptarit të përfshirë mbetet mister. Riina vdiq në 17 nëntor të 2017-ës, një ditë pas ditëlindjes së tij të 87-ë.

Etiketa: shqiptari palermo borselino boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

E bujshme/ Ish-sulmuesi i Partizanit drejt rikthimit në Serinë A

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com