• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gripi i shpendëve fut në krizë blegtorët e Lezhës, mijëra pula ngelen pa shitur

09:33 : 12/07/2021
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

Sigurimi i tregut për shpendët është kthyer në sfidë për Nard Kolecin, nga fshati Fishtë i Lezhës.

Aktualisht 40-vjeçari ka në mbarështim 4 mijë shpendë, kryesisht pula, por si shkak i virusit qe ka prekur shpendët prej gati 1 muaji e ka ndaluar tregtinë e tyre dhe shitjet janë sporadike. “Jam një fermer që merrem me mbarështimin e shpendëve, bashkë me familjen dhe me këtë pune jetojmë. Aktualisht kam në mbarështim 4 mijë shpend të ndryshëm, por si shkak i virusit që është përhapur na është bllokuar tregu totalisht. Prej 1 muaji nuk na lejojnë të tregtojmë në treg dhe shitjet i bëjmë vetëm me porosi, çka do të thotë se janë të papërfillshme”, thotë Koleci.

Bllokimi i tregut të shpendëve, jep ndikim mjaft  negativ në ekonominë e familjes Koleci, pasi shume  shpendë janë bërë gati për treg dhe po detyrohen t’i mbajnë, duke ndikuar në shtimin e kostos financiare për ta. “Kjo situatë po na dëmton shumë ekonomikisht, sepse mbajtjen e shpendëve e kemi me shumë kosto. Shpresoj të mos vazhdojë kjo situatë, sepse po  shkojmë drejt falimentimit. Me këtë punë ushqehemi dhe kjo është hera e dytë që po penalizohemi brenda një kohë  të shkurtër. Më parë u bllokuam nga pandemia Covid-19 dhe humbjet financiare kanë qenë shumë të  mëdha”, shton Koleci.

Situatë të ngjashme prezanton Gjergj Sokoli nga fshati Rrile i Lezhës. Fermeri thotë se ka ne mbarështim 1500 shpendë të ndryshëm, por si shkak i gripit tregtia është bllokuar.

“Unë kam ne mbarështim 1500  shpend të ndryshëm. Kjo situatë me ka penalizuar shumë  mua si fermer. Edhe restorantet janë të frikësuar të përdorin mishin e shpendëve dhe  për rrjedhoje nuk kemi pasur fare kërkesa”, thotë Sokoli.

Ai  tregon se si shkak i pande- misë, çmimi i shpendëve ka  rënë ndjeshëm, ndërsa kostoja është shtuar. “Që prej nisjes se pandemisë interesi për shpendët ka rënë ndjeshëm e po ashtu edhe çmimi është reduktuar. Ndërkohë, çmimi i koncentrateve është rritur”, shton ai.

Në rajonin e Lezhës shumë familje e kane të lidhur jetesën me sektorin e bujqësisë. Eksperti i blegtorisë, Gjovalin Kaceli, thotë se gripi i shpendëve ka sjell pasiguri dhe dëm mjaft të madh ekonomik te fermerët.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me fermerët dhe gripi i shpendëve ka sjell pasiguri dhe dëm mjaft të madh  ekonomik për ta. Duke qenë se tregu për shpendët është  bllokuar prej disa javësh, fermerët janë të detyruar t’i mbajnë  shpendët edhe pse janë bërë gati për shitje. Mbajtja e tyre është me mjaft kosto për ta, ndërsa nuk dihet sa mund të zgjasë kjo situatë”, thotë Kaceli.

Kaceli thotë se institucionet shtetërore, duhet të mendojnë për t’u ardhur në ndihmë blegtorëve. “Fatmirësisht nuk rajonin e Lezhës deri tani nuk janë regjistruar raste. Minis- tria e Bujqësisë, duhet t’u vijë në ndihmë blegtorëve të cilët po dëmtohen ekonomikisht nga bllokimi i tregut të shpendëve. Mënyra më e mirë është qe të ndihmohen financiarisht për t’i shpëtuar nga  falimentimi”, shton Kaceli.

Përgjegjësi i Sektorit të Veterinarisë në Lezhë, Ded Rama,  thotë se që prej shfaqjes së gripit të shpendëve, janë vënë në gatishmëri, ndërsa deri më  tani fatmirësisht nuk janë identifikuar raste në rajonin e  Lezhës. “Që prej shfaqjes se gripit të shpendëve jemi vënë në gatishmëri dhe bashkë me institucionet e tjera kemi bërë një plan masash me qëllim  pengimin e përhapjes së virusit. Në të gjitha tregjet kemi  ndaluar tregtimin e shpendëve dhe po i mbajmë  në monitorim të vazhdueshëm.

Vëmendjen më të  madhe e kemi përqendruar te tregu i gjësë së gjallë në Milot gjatë së dielave. Fatmirësisht  deri tani nuk kemi pasur raste të identifikuara me virus  shpendësh në zonën tonë, por kjo nuk do të thotë që mos  të jemi të kujdesshëm me qëllim izolimin në kohë dhe mos lejimin e përhapjes së  virusit”, thotë Rama. Për- ballë vështirësive financiare  të krijuara nga pandemia e shpendëve, fermerët në Lezhë kërkojnë ndihmë nga qeveria.

“Unë jam një fermer i regjistruar që paguaj të gjitha taksat dhe në këto kushte kërkoj që shteti të na mbështesë financiarisht, për  ta kaluar këtë situatë të vësh- tirë. Jemi krejtësisht të pasigurt për të ardhmen, sepse  nuk e dimë deri kur do të qëndrojmë të bllokuar”, thotë  Fermeri Nard Koleci. Gjysma e territorit të Bashkisë Lezhë është zonë bujqësore, duke qenë burim të ardhurash për shumë familje.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025
SPORT

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025
AKTUALITET

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
Para

Sa herë në ditë bëni se*s? Serena Sulo dhe Arjon Luli e thonë troç: Super hamshor...

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com