Ajo që pritej të ishte një nga ngjarjet më festive e kuptimplota të 15 viteve ekzistencë të televizionit më të madh në vend, u neglizhua nga vetë “fytyra” e kësaj media. Pavarësisht jubileut dhe domethënies së kësaj tradite, ditëlindja e Top-it duket se u braktis nga disa prej emrave më të rëndësishëm të këtij ekrani. Në mbrëmjen e organizuar të hënën e 19 dhjetorit në një nga club-et e kryeqytetit, “shkëlqyen me mungesën e tyre”:
Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Motrat Vjollca, Ledion Liço, shkruan Opinion.
Mungesa e motrave Vjollca, për shkak të vëmendjes mediatike ishte e para që ra në sy. Për më tepër Luana tregoi publikisht se atë ditë kishte zgjedhur ta kalonte në Londër. Si për të justifikuar mospjesëmarrjen në festë, motrat e famshme të ekranit postuan nga një urim të shkurtër në profilet e tyre sociale.
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu duket se ndoqën shembullin e motrave Vjollca. Ndonëse nuk i lidh gjaku, prezantuesja e “Portokalli” dhe kolegia e saj e “Dua të të bëj të lumtur”, vepruan njësoj si Luana dhe Marina. Ato të dyja nuk shkuan në festën e Top-it, por pa treguar pse?
Nga ana tjetër, edhe preznatuesi Ledion Liço nuk ishte në festë. Mungesa e dhëndrit të familjes mund të justifikohet me faktin se së fundi është bërë me fëmijë dhe përkujdesja për të voglin London dhe të fejuarën Sara Hoxha, ndoshta ka ndikuar që drejtuesi i “The Voice” mos ishte i pranishëm.