Policia e Durrësit ka arrestuar 30-vjeçarin Ronals Bushkashi, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje. Polica njofton se gjykata e Durrësit ka caktuar për të riun “Arrest me burg” në mungesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Ronals Bushkashi 30 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, njofton policia.