Vetmia mund të ketë një efekt negativ mendor dhe fizik tek çdokush. Por ndikimi i saj tek moshuarit është i mirë-dokumentuar. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se vetmia jo vetëm që mund të çojë në probleme të shëndetit mendor, por mund të shkaktojë madje shfaqjen e sëmundjeve të tilla si demenca.
Tani një studim i ri zbuloi se ndjesia e vetmisë gjatë pleqërisë, mund t’ua shkurtojë jetën shumë njerëzve. Raporti nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS në Singapor, zbulon se të rritur mbi moshën 60 vjeçare, që thonë se ndonjëherë ose gjithmonë ndihen të vetmuar vdesin deri 5 vjet më shpejt sesa të moshuarit që nuk ndihen të vetmuar.
“Ne zbuluam se të moshuarit e vetmuar, mund të presin që të kenë një jetë më të shkurtër sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk e perceptojnë veten si të vetmuar”- thotë autori kryesor i studimit, asistent/profesor Rahul Malhotra.
“Përveçse ishte viti i lidhur me sëmundjen e koronavirusit, 2019-a ishte gjithashtu koha kur numri i të rriturve mbi 30 vjeç, përbënte për herë të parë në historinë e regjistruar gjysmën e popullsisë totale globale, duke shënuar fillimin e një bote gjithnjë e më të plakur.
Për pasojë, vetmia midis të moshuarve është bërë një çështje shqetësuese e shëndetit publik dhe shoqëror”-shton profesoresha e asociuar Anxhelik Çan, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Duke-NUS për Kërkimin mbi Plakjen.
Autorët e studimit shtojnë se rezultatet e këtij studimi, janë tamam në kohë për shkak të porosive të qëndrimit në shtëpi dhe distancës sociale që mbajnë shumë të moshuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Studimi zbulon se njerëzit në moshën 60 vjeç që thonë se janë të vetmuar për një pjesë ose gjatë gjithë kohës, kanë një jetëgjatësi që është 3-5 vjet më e shkurtër sesa bashkëmoshatarët e tyre. Për atë që ndihet i vetmuar dhe është në moshën 70 vjeç, jetëgjatësia shkurtohet me 3-4 vjet.
Për ata në moshën 80 vjeçare, vetmia e ul jetëgjatësinë me 2-3 vjet. Studimi zbulon gjithashtu se të moshuarit që ndihen të vetmuar, përjetojnë rënie në parametra të tjerë të gjendjes shëndetësore për pjesën e mbetur të jetës.
Këtu përfshihen vitet e mbetura dhe vitet e mbetura, ata besojnë se do të jenë në gjendje të bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme pa kufizime. Ashtu si jetëgjatësia e përgjithshme, të rriturit e moshën 60, 70 dhe 80 vjeçare, panë rënien e këtyre parametrave kur e perceptojnë veten të vetmuar të paktën në disa raste.
Por a luan kultura një rol tek vetmia?Studiuesit thonë se gjetjet janë veçanërisht të rëndësishme në vende si Singapori, të cilin ata e përshkruajnë si me një kulturë “kolektiviste” dhe një popullsi që është plakur me shpejtësi. Meqenëse ndërlidhja midis njerëzve atje është më e rëndësishme se diku tjetër, autorët e studimit thonë se të qenit i vetmuar ka një efekt më të dëmshëm se sa në vendet që janë më “individualiste”.
Për më tepër, një raport i vitit 2016 – Tranzicionet në Shëndetësi, Punësim, Angazhim Social dhe Transferime Ndërbrezore në Singapor (THE SIGNS) – zbuloi se 34 për qind të qytetarëve të vjetër të Singaporit e konsiderojnë veten të vetmuar. Kjo përqindje u rrit në 40 për qind midis atyre që ishin 80 vjeç apo më shumë.
“Gjetjet e studimit tonë nxjerrin në pah ndikimin e vetmisë në shëndetin e popullatës, dhe rëndësinë e identifikimit dhe menaxhimit të saj tek të moshuarit”-thotë Malhotra. Në vitin 2018, Britania e Madhe nisi zbatimin e një strategjie kombëtare për trajtimin e vetmisë.
Ndërkohë këtë vit Japonia krijoi Ministrinë e Vetmisë, që do të merret enkas me këtë problem.