• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi me 4 të vrarë në Vjenë, autori me origjinë shqiptare kishte bashkëpunëtorë në Gjermani

20:59 : 08/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Në sfondin e hetimeve për sulmin terrorist në Vjenë nëntorin e kaluar, të kryer nga Kujtim F. janë kontrolluar sërish dy të njohurit e tij Blinor S. e Drilon G. në Gjermani, që me gjasë kanë pasur dijeni për atentatin.

Më 2 nëntor 2020 Vjena u trondit nga një sulm terrorist. 20-vjeçari Kujtim F. me origjinë austriako-maqedonase-veriore vrau me armë katër vetë dhe plagosi mjaft të tjerë në qendër të qytetit. Mes viktimave ishte edhe një 24 vjeçare gjermane. Atenatori u qëllua nga policia.

Në vazhdën e hetimeve kundër këtij akti terrorist dhe terrorit në përgjithësi, Prokuroria e Përgjithshme ka kontrolluar të mërkurën sërish apartamentet e dy islamistëve nga Osnabryku dhe Kaseli që me gjasë kanë pasur dijeni për atentatin në Vjenë. Pak para atentatit në Vjenë, dy islamistët në Gjermani kishin filluar të shuanin komunikimin me atentatorin e ardhshëm, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA.

Medita gjermane bëjnë të ditur, se këta persona, Drilon G. me nënshtetësi gjermane, dhe Blinor S. kosovar, janë të dyshuar, jo vetëm pse ishin miq të terroristit islamist, por sepse me gjasë kanë pasur dijeni mbi atentatin. Akuza kundër tyre: ata kanë pasur dijeni, që Kujtim F. planifikonte një atentat dhe nuk e kanë denoncuar atë, por e kanë “pranuar me vetëdije”. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane që të dy këta persona kanë “një botëkuptim radikal-islamik dhe për një kohë të gjatë para atentatit kanë qenë në kontakt me Kujtim F. përmes mediave sociale.” Më vonë ata janë përpjekur të fshehin lidhjen që kanë pasur.

Menjëherë pas atentatit vitin e kaluar, Prokuroria e Përgjithshme kishte kryer kontrolle në rrethin e personave të kontaktit të Kujtim F. dhe kishte siguruar telefonat dhe kompjuterat e të dyshuarve. Islamistët kanë qenë në mbikqyrje, sepse dyshoheshin, që kishin qenë të përfshirë në planet e atentatorit të Vjenës. Pak kohë pasi islamisti në Vjenë kishte siguruar kallashnikovin, të cilin do e përdorte në atentat në nëntor, islamistët e kanë vizituar atë në korrik 2020. Ata kanë fjetur në shtëpinë e Kujtim F. dhe janë takuar me ekstremistë të tjerë nga Austria dhe Zvicra. Ky takim është vëzhguar për një kohë nga autoritetet e sigurisë në Austri. “Për shkak të lidhjes së ngushtë personale me atentatorin dhe botëkuptimit të përbashkët radikal-islamik, të dy të fajësuarit më së voni qqë nga vizita e tyre e kanë quajtur të mundur, që Kujtim F. do t’i bënte realitet qëllimet e tij për atentat të shprehura ndërkohë tek persona të tretë”, shprehen autoritetet gjermane të sigurisë.

Lexo edhe:

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Të dy personat kanë qenë në fokus të autoriteteve gjermane për zbardhjen e të dhënave mbi rrjet të dyshuar terroristësh, që shtrihet nga Gjermani, Zvicër, Austri dhe disa shtete të Ballkanit. “Luanët e Ballkanit” quhej rrjeti terrorist, tek i cili ka qenë pjesë edhe atentatori islamist i Vjenës. Hetuesit janë të mendimit, se në këtë rrjet janë bashkuar islamistë të rinj, që nuk kanë luftuar në Siri apo Irak, por janë përkrahës të ideologjisë së IS-it. Bëhet fjalë për një “gjeneratë të re” të xhihadistëve, sipas prokurorisë, që pjesërisht kanë lidhje familjare në Ballkan dhe janë të lidhura përmes grupeve të chat-it me islamistët në Ballkan. /DW

 

Etiketa: kronike boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

16:48 : 22/02/2022
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

16:14 : 15/02/2022
AKTUALITET

Punonte në shtëpi ‘bari’, arrestohet shqiptari në Angli

17:22 : 13/02/2022
AKTUALITET

Të dehur me alkool, të rinjtë sherr në Elbasan

23:16 : 11/02/2022
AKTUALITET

Arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi

22:31 : 11/02/2022
AKTUALITET

Gjykata jep vendimin për babain që abuzoi s*ksualisht me dy vajzat e mitura

17:09 : 09/02/2022
Para

VIDEO/ Tre makina policie rrethojnë automjetin Fiat, çfarë ndodhi në mes të Tiranës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com