• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi që çoi në pranga Tushen e Lushnjes, ja si Erion Braçe mburrej me investimin

20:32 : 08/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

“Nga Bitaj në skaj të njësisë Kolonjë në Bashkinë Lushnje, për 5 kilometra me radhe deri në Pirre të njësisë Bubullimë! Mijëra hektarë në Myzeqe kullojnë në këtë magjistral! Pune e mirë dhe shërbim shembullor edhe këtë herë! Vijojmë me të njëjtën punë kudo, prej verës, para dimrit!”.

Ky citim i mësipërm është shkruar në një postim të zv.kryeministrit Erjon Braçe për kanalin vaditës që u kushtoi 22.645.35. lekë qytetarëve të Lushnjës, përmes një tenderi të manipuluar, për të cilin drejtuesit e Bashkisë përfunduan në burg.

Dikur, Erjon Braçe e ka promovuar investimin, por tani që ai rezultoi korruptiv, nuk ka folur asnjë fjalë.

Dosja e SPAK për korrupsionin në kanalin vaditës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj të Lushnjës është zbardhur me detaje nga gazetarët. Në media kanë rrjedhur edhe bisedat e zbardhura nga përgjimet e punonjësve të Bashkisë me biznesmenët.

Lexo edhe:

Pushimet kthehen në “makth” për qytetarët, trafik kilometrik në aksin Milot-Lezhë

U larguan nga Dinamo, Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

Detajet faktojnë bashkëpunimin e Fatos Tushes për tenderin korruptiv, por edhe përpjekjet për ta mbyllur çështjen “lart” në Tiranë. Interesante është se kur kompanitë që humbën tenderin, u ankuan pranë Komisionit të Prokurimeve Publike, Tushe dhe vartësit e tij, reaguan në panik duke kryer biseda kompromentuese në bisedat telefonike.

Nga telefonatat e Flamur Peqinit, drejtor i Bashkisë dhe biznesmenit Ibrahim Lami del në skenë një person që është përfshirë në çështje, por që në dosje prokurorët e SPAK nuk ia kanë shënuar emrin të plotë. Ata e identifikojnë thjesht si “B”.

Në faqen 6 dhe 7 të dosjes, që Lapsi.al i publikon të pjeshshme del se në përgjimet e telefonatave të SPAK përmendet një person, emrin e të cilit prokurorët nuk e kanë zbardhur të plotë, por vetëm me “B…”

Është momenti kur biznesmeni Ibrahim Lami dhe drejtori i Bashkisë së Lushnjës, Eduart Peqini shfaqen të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike.

Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin personin e identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën “B”. Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.

“Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.” shkruhet në dosje.
Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.

Në një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lamit, në të njëjtin moment, kur shqetësimi është se mos pranohet ankesa e biznesit, përmendet sërish ai që SPAK e zbardh me emrin B.

Në dosje shkruhet se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

Dihet se Lushnja është qyteti ku punon prej vitesh zv.kryeministri Erjon Braçe. Ai ka qenë një ndër promovuesit kryesorë të investimeve në këtë qark dhe nuk i ka lënë pas dore as kanalet vaditëse të zonës, si investime që zhvillojnë bujqësinë.

Por deri më tani Zv.kryeministri Braçe nuk ka pasur asnjë koment për çështjen në fjalë. Ai ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i Fatos Tushes prej vitesh dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje për skandalin.

Por pas publikimit të dosjes, dhe pas zbardhjes së përgjimeve, Braçe duhet të sqarojë nëse ka pasur njohje me biznesmenin Ibrahim Lami, nëse i kanë kërkuar të ndërhyrjë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin në fjalë dhe nëse është ai personi që SPAK e identifikon si “B” në bisedat e përgjuara.

Nëse vërtet, ky person që përmendet në dosjen e SPAK është zv.kryeministri Erjon Braçe, skandali bëhet akoma më i rëndë. Mosidentifikimi në dosje, fshehja që kanë bërë prokurorët për identitetin, të cilin biznesmeni thotë se e shoqëroi në parlament pasi i kërkoi ndihmë për të mbyllur aferën e korrupsionit, tregon se SPAK ka limitet e tij. Mund të arrestojë punonjësit e Bashkisë, mund t’i vërë prangat kryetarit të bashkisë, por kur vjen puna tek deputetët, atyre as nuk guxon t’ua përmendë emrin. Madje ua fsheh edhe në dosjen hetimore. Sepse disa, mbeten mbi ligjin. /Faxnews/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pushimet kthehen në “makth” për qytetarët, trafik kilometrik në aksin Milot-Lezhë

11:03 : 05/07/2025
SPORT

U larguan nga Dinamo, Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

10:52 : 05/07/2025
AKTUALITET

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

10:44 : 05/07/2025
BOTA

Shërbimi sekret gjerman: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

10:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Vlorë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha, i plagosuri në gjendje të rëndë

10:24 : 05/07/2025
AKTUALITET

I nxehti “pushton” vendin/ Kardiologia: Ja problemet që shkaktojnë temperaturat e larta

10:24 : 05/07/2025
Para

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas motorin (Video)

TË GJITHA

Pushimet kthehen në “makth” për qytetarët, trafik kilometrik në aksin Milot-Lezhë

11:03 : 05/07/2025

U larguan nga Dinamo, Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

10:52 : 05/07/2025

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

10:44 : 05/07/2025

Shërbimi sekret gjerman: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

10:33 : 05/07/2025

Vlorë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha, i plagosuri në gjendje të rëndë

10:24 : 05/07/2025

I nxehti “pushton” vendin/ Kardiologia: Ja problemet që shkaktojnë temperaturat e larta

10:24 : 05/07/2025

Hamasi dërgon përgjigje pozitive në SHBA për armëpushim në Gaza

10:12 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com