Nga Boldnews.al
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, për akuzën e korrupsionit, kanë dalë edhe disa përgjime telefonike. Ndër emrat që përmenden për “ndërhyrje”, komunikim dhe mbështetje të atyre që po bënin korrupsion përmendet një “i madh” me incialet “B”. Aty filmi i përgjimeve të SPAK-ut duket sikur pritet fare. Nuk i shkojnë më tej ndikimit të “B” dhe për më tepër nuk i nxjerrin as emrin, ndërsa personave të tjerë, përfshi edhe një hallexhi të shkretë punonjës karburanti e publikojnë në përgjime me emër e mbiemër.
Po përse nuk ja mban B… SPAK-ut të “pavarur” që të publikojë këtë personazhin emblematik që është deputet, e madje edhe “i madh”? Dyshohet se është i madh në postin që mban, por jo në fizik. Edhe që ka lidhje të forta në Lushnje e Divjakë dihet, po se kush është një i tillë nuk po zbulohet.
Në këto raste duhet pyetur nënkryeministri Erion Braçe, si deputet i zonës dhe mbi të gjitha një njeri që është aktiv në rrjetet sociale dhe në çdo komunikim edhe me atë fshatarin e vorfën që shet shalqi. Por çuditërisht Braçe nuk po reagon. Mos i ka “humbur” fjalëkalimi i rrjeteve sociale? Apo edhe ai ka pikat e tij të dobëta dhe në këtë rast nuk do që të flaës për miqtë e tij në pushtetin lokal. Një mëdyshje e madhe që do të mbajë në “suspancë” një pupull të tërë: “Kush të jetë vallë ky B-ja, se u shashtisëm fare…
Seç u tha dhe seç u bë, SPAK-u i di të gjitha… Nuk po përgjonte prapa derës, por telefonatat e lirshme të drejtuesve lokal që flisnin për alleshverishe dhe takime me atë “B-në”. Drejtësia e re u krijua për të qenë e paanshme, e pavarur dhe jo e ndikuar politikisht, por fatkeqësisht prova nuk ka dhënë se ka dalë nga kthetrat e ndikimit politik.
Prangosja e kreut të bashkisë së Lushnjes për abuzimin e rreth 24 milionë lekëve të reja të destinuar për një kanal vaditës nuk është as maja e bishtit të aferave që bëhën çdo ditë. Megjithatë, SPAK e mori nismën për të mburrur vetën, por fatkeqësisht ra më këmbët e veta brenda “gropës së imazhit”. Në përgjime gjithnjë shfaqet “B-ja” i pushtetshëm, por që prokurorët special nuk kanë as guximin t’i tregojnë emrin, jo më që ta hetojnë edhe atë për ndonjë shkelje të mundëshme ligjore, përfshi edhe këtë dosje periferike.
Tashmë vetë qytetarët po e plotësojnë “pazëllin” e lënë përgjysmë nga SPAK, pasi secili prej tyre duket se po i qëllon në kokë se kush është enigmatiku “B”. Burrë i zoti thonë, shumë aktiv në politikë, me zë “buçitës”, tifoz i zjarrtë i futbollit, shkon edhe në stadium. Po kush të jetë ky “B-ja”, more SPAK, as kaq pak nuk mund të tregosh?