U mendua se pushimi mes pjesëve do t’i bënte mirë Teutës, por jo. Kampionët e Shqipërisë kanë pësuar edhe golin e tretë nga Sheriff Tiraspol në sfidën shtëpiake të raundit të parë në Champions League.
Minuta e 56-të dhe eurogol i Adama Traore. Sulmuesi nga Mali u nis nga krahu i majtë dhe lëshoi një goditje të bukur, që u ndal në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Stivi Frashëri. 0-3 ndërsa kampionët e Moldavisë kërcejnë “samba” në “Niko Dovana” duke fesutar golin.
https://streamable.com/65wb5n














