Erlis Frashëri është në optikën e Kastriotit. 33 vjeçari korçar e mbylli me Drenicën në Kosovë dhe është lojtar i lirë, teksa shtypi i shkruar bën me dije se ka interes nga Kastrioti.
Për këtë arsye, krutanët janë në kërkim të mbrojtësit, që luan në të dy krahët e fushës.
Mbrojtësi ka një karrierë të gjatë prej 13 sezonesh në nivelin profesional, ndërsa është produkt i Skënderbeut. Veç korçarëve, Frashëri ka luajtur edhe me Luftëtarin, Teutën, Partizanin, Kamzën, Korabin, Tomorin, Besën dhe Gjilanin në Kosovë.
Duket se krutanët kanë nisur nga puna për ndërtimin e ekipit të ri, teksa 12 nga lojtarët e sezonit të shkuar janë larguar nga skuadra.