Kampionia e Shqipërisë, Teuta do të zbresë në fushë në orën 19:00 për të tentuar të bëjë histori në Champions përballë kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspolit.
Durrsakët do të luajnë sfidën e parë në stadiumin e tyre në ‘’Niko Dovana’’, një motivim ky për ‘’djemtë e detit’’ të cilët nisin aventurën në Ligën e Kampionëve nga shtëpia e tyre. Edi Martini në deklaratat e këtyre ditëve ka tentuar të mbajë skuadrën me këmbë në tokë, por nuk i ka fshehur ambiciet për kalimin e raundit.
Afrimi i emrave si Kallaku, Georgiev dhe Seferi, ka rritur mjaft cilësitë në radhët e kampionëve të Shqipërisë, të cilët i kanë të gjitha gjasat ta nisin me këmbë të mbarë kompeticionin.
Sa i përket formacioneve, trajneri Martini nuk i ka kursyer afrimet e reja duke aktivizuar nga minuta e parë Kallakun dhe Seferin, teksa së bashku me ta në sulm do të jenë dhe Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu nga krahët.
Formacionet zyrtare:
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhakson, E.Vila, Aleksi, L.Vila, Kallaku, Bregu, Seferi,
SHERIF TIRASPOL: Athansladis, Kristiano, Arboleda, Kjabu, Dualnto, Julen, Dago, Till, Traore, Livanor, Kastaneda,













