Këngëtari Shpat Kasapi, i ftuar në emisionin “NIN”, zbuloi se kënga “Mbretëresha Ime”, të cilën ia ka dedikuar bashkëshortes së tij.
“Reagimet ishin pozitive dhe kjo është diçka personale. Përveç këtij, nuk kam asnjë dedikim tjetër, ky është i pari. Kjo takimi me të ka qenë diçka që mua më ndryshoi e gjithë bota. Kemi gati dy vite e gjysmë bashkë. Gjithçka lind për të ndryshuar dikë për më mirë”,– u shpreh këngëtari.
Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij.
“Jemi përshtatur për nga natyra, si shokë. Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana dhe afërsia mendoj se ndikon shumë, pastaj takimi dhe njohja me familjen. Është pak emocionuese si vajzë, por atë që ta thotë, ta thotë për mirë”,– e përshkroi Shpati bashkëshorten e tij.
Gjatë bisedës u zbulua edhe një fakt interesant. Gjatë fëmijërisë, kur Selvija pyetej se me kë do të martohej kur të rritej, ajo thonte sipas Shpatit: “Do të martohem me Shpat Kasapin”. Dhe ndodhi kështu vërtetë.
Për dasmën Shpati tha: “S’e di, Kjo korona na ka lënë pak mbrapa, të shohim. Por dëshirëne kam të bëj diçka jo shumë të madhe. Kemi një vit e gjysmë që bashkëjetojmë”.
Si në çdo çift edhe tek Shpati e Selvija ka xhelozi.
“Jemi të qetë të dy. Ka pak xhelozi, por varet nga rasti kush bëhet më shumë xheloz. Kur si pëlqen diçka, Selvija më shumë më bën kritikë sesa bëhet xheloze,”- u shpreh artisti.












