Varianti Delta i Covid-19 hyn në Shqipëri. Raportohet se në qytetin e Gjirokastrës janë konfirmuar dy raste me variantin Delta.
Nga raportimet mësohet se rastet e konfirmuar janë një studente 23-vjeçare e cila ka ardhur nga Italia dhe një person tjetër në Përmet.
Deri më tani nga autoritetet ishte deklaruar se nuk ka pasur prezencë të variantit Delta, për të cilin thuhet se ka një përhapje më të shpejtë se variantet e mëparshme të Covid-19.
Nuk dihet nëse evidentimi i variantit Delta në Shqipëri do të ketë ndikime në rritjen e rasteve të reja që raportohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë.
Studime të ndryshme të institucioneve shëndetësore europiane dhe amerikane kanë dalë në konkluzionin se raporti i përhapjes së variantit Delta është në shkallën 1 me 9, pra 1 i infektuar mund të infektojë deri në 9 persona.













